Overdraft Ekspres për Micro dhe SME

Qëllimi i kredisë Overdraft Ekspres është të shërbejë si mjet financimi afatshkurtër për klientët operativë Micro/SME të bankës, me të paktën 2 vjet histori transaksionesh, të cilët mund të përdorin një limit të vogël Overdraft për të përmbushur nevojat e tyre për likuiditet afatshkurtër, për qëllime të tilla si;

• Blerja e inventarit
• Pagesën e shërbimeve
• Pagesën e taksave, pagesën e sigurimit
• Pagesën e pagës ose
• Çdo pagesë tjetër në lidhje me shpenzimet operative
 

Kushte të përgjithshme

Periudha e ripagimit të kredisë - Afati eshte 12 muaj dhe banka ka të drejtë ta rinovojë ose jo brenda afatit të caktuar.

Shuma e kredisë:
Për segmentin e klientëve Mikro: Min. 500,000 Lekë / 4,000 Euro - Max. 1,000,000 lekë / 8,000 euro
Për Segmentin e klientëve SME: Min. 500,000 Lekë / 4,000 Euro - Maks. 2,000,000 Lekë / 15,000 Euro

Garancia e përdorur: Nuk ka kërkesë kolaterali