Kredia mbi Llogaritë e Arkëtueshme

Kredia mbi llogaritë e arkëtueshme ofron akses fleksibël për më shumë fonde për ato kompani të cilave u ka lindur e drejta e llogarive për të arkëtuar nga klientët e tyre. Ndonjëherë pak më shumë fluks parash i lejon biznesit tuaj hapësirën e nevojshme për të manovruar me lehtë.

Klientët e synuar: Grupi i përfshirë në këtë segment janë klientë egzitues 1-vjeçar me kredi ose minimalisht me një historik 2-vjeçar në bankë, të cilët kanë llogari të arkëtueshme nga Institucionet Shtetërore.

Kushte të Përgjithshme:

  • Afati i maturimit – maksimumi deri në 12 muaj por duke qëndruar brenda afatit maksimal të pagesës së llogarive të arkëtueshme.
  • Mënyra e pagesës së kësteve është mujore ose në momentin e pagesës së llogarisë së arkëtueshme.
  • Shuma maksimale e kredisë deri në 50 % të vlerës së llogarive të arkëtueshme por maksimalisht deri në 250,000 Euro/ ekuivalenti në monedha të tjera.
  • Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme /pengu i llogarive të arkëtueshme