Kredia Mikro dhe SME Start-up

Qëllimi i kredisë Mikro dhe SME Start-up, është të inkurajojë klientët e kualifikuar si biznese Mikro dhe SME të regjistruar kohët e fundit të cilët shprehin interes për financim, por nuk kanë një histori financiare ose kolateral të mjaftueshëm për t'u ofruar institucioneve financiare në mënyrë që të kenë akses në financim. Në përputhje me strategjinë e kreditimit të Bankës, përmes kredisë Mikro dhe SME Start-up, ne synojmë klientët Mikro dhe SME, të cilët mund të aplikojne për të përmbushur nevojat e tyre për qëllime likuiditeti afatshkurtra dhe afatmesme si;

• Hua për kapital qarkullues / inventar
• Kredi për investime
 

Kushte të përgjithshme:

Periudha e ripagimit të kredisë – sipas qëllimit te kredisë:
  • Kapitali punues: maksimumi 36 muaj (deri në 6 muaj periudhë mospagimi)
  • Kredi për investime: maksimumi 60 muaj (deri në 12 muaj periudhë mospagimi)
Shuma e kredisë:
  • Minimumi 5,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë)
  • Maksimumi 50,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë)
Garancia e përdorur:
  • 5,000 Euro – 20,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë) pa kolateral.
  • 20,001 Euro – 50,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë):
    • Mbulim 30% te principalit me hipotekë e pasurive të paluajtshme / Pengu i pajisjeve ose makinerive / Garancia e kompanisë me të paktën 3 vjet aktivitet.
Me disbursimin e kredisë, pagesat transferohen në llogari të furnitorëve sipas faturave