Kredi për Investime

Nëpërmjet kësaj kredie BKT ju ofron mundësinë për të hapur një biznes të ri si dhe për të zgjeruar atë aktual. BKT ju financon për blerjen e linjave të prodhimit, ndërtesave, aktiveve të tjera fikse, ndërtimin, rinovimin dhe zgjerimin e biznesit tuaj.

Kushte të Përgjithshme:

  • Afati i ripagimit të kredisë – deri në 8 vjet me pagesë këstesh mujore. Mund të përfitoni pagesa më të ulta të principalit ose periudhë faljeje për një afat të caktuar kohor.
  • Shuma maksimale e kredisë në varësi të biznesit dhe të planit të investimit
  • Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme / pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike. Edhe nëse nuk keni kolateralin e mjaftueshëm, ne kemi zgjidhjen e duhur për ju.
  • Me disbursimin e kredisë, pagesat transferohen në llogari të furnitorëve sipas faturave/institucioneve/preventiveve