Kredi për Traktor

Kredi për Traktor

Nga mbjellja te korrja – Investo sot për të korrur më shumë nesër.
 
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) sjell një mundësi të re financimi për sektorin bujqësor: një kredi e dedikuar për blerjen e traktorit të ri dhe pajisjeve bujqësore të specializuara.
Ky produkt është krijuar për të mbështetur fermerët dhe bizneset agrobujqësore në modernizimin e operacioneve të tyre, duke rritur produktivitetin dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm rural.
 
Për kë është kjo kredi?
Kredia është e përshtatur për çdo fermer që synon të rrisë kapacitetin e punës dhe të investojë në teknologji bujqësore.
 
Çfarë mund të financoni?
Me këtë kredi, ju mund të blini traktorin e ri dhe pajisje bujqësore të domosdoshme për përmirësimin e proceseve të punës, si: Plug, frezë, mbjellës, spërkatës, kombajnë, plehërues, kultivator dhe pajisje të tjera të ngjashme.
 
Kushtet që ju japin fleksibilitet:
  • Afati i ripagimit: Deri në 60 muaj, me skemë pagesash të përshtatur sipas sezonit bujqësor.
  • Shuma e kredisë: Përcaktohet në bazë të madhësisë së fermës dhe planit të investimit.
  • Kolaterali: Traktori që blihet.
 
Afati i disbursimit dhe maturimi i kredisë
Kreditë e përfshira në projektin do të disbursohen brenda muajit dhjetor 2025.
 
Informacion shtesë
Për më shumë informacion mbi këtë produkt, ju ftojmë të vizitoni degën më të afërt BKT.
 
Eja në BKT - Apliko[AM1]  tani dhe modernizo fermën tënde – Zgjidh kredi për Traktor.