KREDIA MBI LLOGARITË E ARKËTUESHME

Kredia mbi Llogaritë e Arkëtueshme

Kredia mbi llogaritë e arkëtueshme ofron akses fleksibël në fonde shtesë për kompanitë me llogari të arkëtueshme nga klientët e tyre, duke mundësuar funksionim efiçent të biznesit.
 
Klientet e synuar: Përfshin klientët ekzistues të kredisë me një histori një vjeçare dhe detyrime të prapambetura më pak se 30 ditë, ose klientët operativë në BKT për të paktën dy vjet dhe kompanitë me llogari të arkëtueshme nga institucionet publike.

 

Kushte të Përgjithshme:

  • Afati i maturimit të kredisë – Maksimumi 12 muaj, në përputhje me afatin maksimal të pagesës për të arkëtueshmet.
  • Mënyra e pagesës: Pagesë bullet në fund të maturimit.
  • Shuma maksimale e kredisë: deri në 50% të vlerës së llogarive të arkëtueshme, maksimumi në 250,000 Euro / ekuivalent në monedha të tjera.
  • Kolaterali: Garancia e përdorur është hipoteka e pasurisë së paluajtshme / pengu i të arkëtueshmeve.