Politika e Sigurisë së Informacionit

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

Tipi Politikë
Versioni i Dokumentit V 1.0
Nr. Referencës FITG.6-P-001
Audienca Stafi i BKT, Klientet, Palet e treta
Autori Departamenti i Sigurisë së Informacionit E-Mail/Tel:  
Bashkë-Autori Emri i Bashkë-Autorit të Proçedurës[ ] E-Mail/Tel:  
Zotëruesi i dokumentit Departamenti i Sigurisë së Informacionit Kategoria Klasa 1: Informacion Publik
Departamente të domosdoshme në rishikim Compliance & AML Department Operational Risk Department Emri [ ]
[ ]
[ ]
Data efektive: Data e Aprovimit: Prill-2026 Aprovuar nga: CEO dhe Board Member
Min i kohës për rishikimin e dokumentit 12 Muaj
Mbajtësi i Dokumentit Process Management / DMS

 

© Copyright BKT 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, përkthehet, përshtatet, rregullohet, ose të ndryshohet në çdo lloj mënyre, të shpërndahet, komunikohet, huazohet, ruhet në sisteme të dhënash, apo të transmetohet në çdo formë a mënyrë, elektronike, mekanike, të fotokopjohet, regjistrohet apo të shfaqet për publikun, apo të jetë object i çdo veprimi a aktiviteti që ligji e mbron në favor të zotëruesit të të drejtës së autorit, pa lejen paraprake me shkrim nga BKT.

HISTORIKU I VERSIONEVE:

HISTORIKU I VERSIONEVE
VERSIONI APROVUAR NGA DATA E RISHIKIMIT PERSHKRIMI I NDRYSHIMIT AUTORI
V 1.0 CEO dhe Board Member Prill 2026 Krijimi i Dokumentit Departamenti i Sigurisë së Informacionit

 


Banka Kombëtare Tregtare (BKT) e vë besimin tuaj në radhë të parë. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë informacionin dhe të menaxhojmë rreziqet e sigurisë nëpërmjet zbatimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të Sistemit tonë të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS). Ky sistem është dizejnuar në përputhje të plotë me standartin ISO/IEC 27001:2022 si dhe me të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullatore të zbatueshme, duke siguruar që praktikat tona të sigurisë të jenë në linjë me standartet ndërkombëtare të njohura.

Qasja jonë fokusohet në garantimin e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së informacionit në të gjitha proceset dhe operacionet e bankës. Në këtë mënyrë synojmë të ruajmë vazhdimësinë e biznesit, të mbrojmë të dhënat e ndjeshme dhe të forcojmë besimin që klientët na japin çdo ditë.

Kjo politikë aplikohet për të gjithë informacionin, sistemet dhe proceset që përfshihen në fushën e veprimit të ISMS së BKT-së, duke përfshirë si mjediset digjitale ashtu edhe ato fizike, ku të dhënat përpunohen, ruhen ose transmetohen.

 

Për të arritur nivelin më të lartë të sigurisë dhe besueshmërisë, BKT ka përcaktuar objektiva të qarta për ISMS-in e saj:

  • Integrimi i sigurisë së informacionit në proceset dhe vendimmarrjen organizative.
  • Mbështetja e objektivave të biznesit në mënyrë të sigurt dhe efektive.
  • Respektimi i kërkesave ligjore dhe rregullatore përkatëse.
  • Mbrojtja e aseteve të informacionit nga qasja e paautorizuar, zbulimi, ndryshimi apo shkatërrimi.
  • Sigurimi i burimeve të duhura, përfshirë trajnimin dhe ndërgjegjësimin e punonjësve.
  • Reagimi ndaj ndryshimeve në kontekstin organizativ duke zbatuar një cikël përmirësimi të vazhdueshëm të ISMS-it.
  • Sigurimi që partnerët dhe furnitorët të respektojnë standardet e sigurisë së informacionit, përmes vlerësimeve periodike, kërkesave kontraktuale dhe monitorimit të vazhdueshëm të performancës së tyre në fushën e sigurisë.

BKT mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetjen dhe përmbushjen e këtyre objektivave, si pjesë e dedikimit tonë ndaj sigurisë së informacionit dhe besimit të klientëve.

 

BKT mban përgjegjësinë e plotë për mbrojtjen e informacionit të klientëve dhe për garantimin e standardeve më të larta të sigurisë, që informacioni personal dhe financiar të mos bien në duar të paautorizuara. Ne zbatojmë masa të forta sigurie, monitorojmë në mënyrë proaktive rreziqet dhe përmirësojmë vazhdimisht praktikat tona për të mbrojtur të dhënat nga qasja e paautorizuar, keqpërdorimi apo humbja.

Përkushtimi ynë shkon përtej përputhshmërisë, ai reflekton angazhimin tonë për të siguruar një mjedis të sigurt në çdo ndërveprim me klientët.

Ndërkohë që BKT punon pa ndërprerje për të ruajtur standardet më të larta të sigurisë së informacionit, ne inkurajojmë gjithashtu klientët tanë të luajnë një rol aktiv në mbrojtjen e të dhënave të tyre personale. Kjo përfshin kujdesin gjatë ndarjes së informacionit me palë të treta dhe sigurimin që të dhënat e ndjeshme të komunikohen vetëm përmes kanaleve të besueshme dhe të sigurta.

Siguria është një përgjegjësi e përbashkët dhe duke bashkëpunuar, mund të krijojmë një mjedis më të sigurt për informacionin tuaj. BKT siguron përdorimin e kanaleve të sigurta për transaksione dhe komunikim, duke zbatuar mekanizma të avancuar si enkriptimi i të dhënave, autentifikimi shumëfaktorësh, dhe teknologji të tjera suportuese për garantimin e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së informacionit.

 

Kjo politikë rishikohet dhe përditësohet periodikisht, ose sa herë që ndodhin ndryshime të rëndësishme në aktivitetin apo mjedisin rregullator të bankës. BKT mbetet e përkushtuar ndaj një cikli përmirësimi të vazhdueshëm, duke siguruar që masat tona të sigurisë të mbeten efektive, të përshtatshme dhe të harmonizuara me kërcënimet në zhvillim dhe praktikat më të mira të industrisë.