Depozitë me interes progresiv çdo 6-mujor
Dëshironi të investoni në depozita, por të keni edhe fleksibilitet në tërheqje pa humbur interesat e përfituara?
Atëherë zgjidhja më e mirë është Depozita Step Up me interesa në rritje pas çdo 6-mujori dhe mundësi tërheqjeje të interesave të përfituar.
Ju mund të zgjidhni të hapni produktin më të ri në BKT, Depozitën STEP UP, në monedhën Lekë, Euro, Dollar Amerikan dhe Paund Britanik.
- Depozita Step Up ofrohet për një afat 2 vjeçar.
- Normat e interesit që do të përfitoni në depozitën tuaj janë përcaktuar që në momentin e investimit sipas buletinit të normave në fuqi për Depozitën Step Up në vitet dhe monedhat respektiv dhe përfitimi juaj nuk do të preket nga ndryshimet e normave të interesit në treg.
- Interesi përfitohet çdo fund 6-mujori dhe nuk ka detyrim kthimi edhe nëse depozita tërhiqet përpara afatit 2 vjeçar.
- Penaliteti ne rast mbyllje kontrate para afatit te maturimit:Humb vetëm interesat e periudhës së ndërmjetme
- Normat aktuale mesatare te interesit :
Monedha EURO – 0,94 %
Monedha USD – 1,7 %
Monedha GBP- 1,14 %
- Depozita Step Up nuk rinovohet automatikisht. Nëse ju dëshironi ta rinovoni investimin tuaj atëherë duhet të kryeni një kontratë të re me normat e interesit në fuqi në momentin e investimit.
Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al