Si të Hapni një Depozitë

Si të Hapni një Depozitë

Ndjehuni të sigurt!

Projektoni të ardhmen tuaj me depozitat e BKT

Fitoni interesa konkuruese dhe siguri për investimet tuaja. Zgjidhni midis gamës së gjerë të depozitave me afat.

Ju mund të kontrolloni depozitat tuaja si dhe detaje të tjera rreth tyre nëpërmjet degës “Internet” apo aplikacionit BKT Smart. 

Si të hapni një depozitë?

  • Për të hapur një depozitë do të mjaftonte dokumenti i vlefshëm i identifikimit* dhe shuma minimale prej 50,000 Lek ose 500 në monedhë të huaj.
  • Dhe nëse paratë i keni në një llogari rrjedhëse, mund t’i hapni vetë depozitat tuaja, duke përdorur degën “Internet” apo BKT Smart.

* Për shtetasit shqiptarë mbi 16 vjeç – Kartë Identiteti, nën 16 vjeç – Çertifikatë me fotografi dhe për shtetasit e huaj – Pasaportë

Interesi dhe tatimi në burim

  • Njihuni me interesat e depozitave të ofruara nga banka nëpërmjet buletinit të fundit të Normave të Interesit.
  • Banka është e detyruar me ligj të mbajë tatim në burim mbi interesin bankar.

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.a