Përgjegjshmëria Sociale
Angazhimi i BKT-së ndaj Qëndrueshmërisë dhe Praktikave të Përgjegjshme të Biznesit
BKT është anëtare e organizatës së Kombeve të Bashkuara "Global Compact", e angazhuar në zbatimin e 10 Parimeve mbi të Drejtat e Njeriut, Punën, Mjedisin dhe Antikorrupsionin, si dhe 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Gjithashtu, BKT është nënshkruese e Parimeve për Fuqizimin e Grave duke forcuar përkushtimin tonë ndaj barazisë gjinore dhe rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse.
BKT operon me një qasje të orientuar drejt palëve të interesit, duke siguruar që veprimet tona të krijojnë vlerë për pesë shtylla kryesore: Aksionarët, Tregun, Punonjësit tanë, Mjedisin dhe Shoqërinë.
Angazhimi ynë ndaj palëve
- Aksionarët – Rritje e Qëndrueshme dhe Krijim Vlere
- Tregu – Inovacion dhe Zhvillim Ekonomik
- Ne luajmë një rol kyç në nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke qenë një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në Shqipëri dhe duke mbështetur projekte madhore në infrastrukturë, transport, telekomunikacion, turizëm dhe prodhim.
- Angazhimi ynë ndaj përmirësimit të vazhdueshëm në shërbimin ndaj klientit reflektohet në mbi 900,000 klientët tanë, të cilëve u shërbejmë me përkushtim dhe fokus për t’u mundësuar sukses financiar afatgjatë.
- Njerëzit Tanë – Investim në Talentin dhe Mirëqenien e tyre
- Praktika moderne pune dhe përfitime konkurruese.
- Mundësi për zhvillim në karrierë, trajnime të specializuara dhe një kulturë të fortë meritokracie.
- Një vend pune të shëndetshëm dhe të sigurt, me programe mirëqenieje, mbështetje për shëndetin mendor dhe nisma për aktivitet fizik që promovojnë mirëqenien e përgjithshme.
- Mjedisi – Një e Ardhme më e Gjelbër dhe e Qëndrueshme
- Zbatojmë aktivisht praktika të bankingut të gjelbër dhe kërkojmë vazhdimisht zgjidhje novatore për të rritur përgjegjësinë tonë mjedisore.
- Nismat tona fokusohen në reduktimin e mbetjeve, optimizimin e përdorimit të energjisë dhe promovimin e shërbimeve financiare miqësore me mjedisin që kontribuojnë për një të ardhme të qëndrueshme.
- Shoqëria – Një Korporatë e Përgjegjshme për Qytetarët
BKT përqafon misionin e saj të përgjegjësisë shoqërore të korporatës duke investuar në komunitetin ku operon me nisma për zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDG). Përmes programeve tona të ndryshme të CSR-së, ne mbështesim arsimin, shëndetësinë, edukimin financiar dhe mirëqenien sociale, duke nxitur ndryshim pozitiv dhe duke krijuar ndikim të qëndrueshëm.
Vizioni Ynë për një të Ardhme të Qëndrueshme
BKT mbetet e përkushtuar ndaj bankingut të përgjegjshëm, novacionit dhe ndikimit shoqëror, duke siguruar që shërbimet tona financiare të nxisin mirëqenie, qëndrueshmëri dhe transformim pozitiv në Shqipëri dhe më gjerë.
