Fond Pensioni Privat Vullnetar
Nëpërmjet BKT SMART dhe Dega Internet, ju mund të aplikoni në çdo moment për pension privat vullnetar dhe të kryeni pagesën e kontributeve në fondin e dedikuar të pensionit, me 0 lekë komision. Ky është një shërbim i ofruar nga BKT, në bashkëpunim me disa Shoqëri Administruese të Fondeve të Pensionit.Çdo individ në moshë pune ka të drejtë që në mënyrë vullnetare të hap një fond privat pensioni për veten e vetë, duke kontribuar në të në shuma të caktuara (sipas dëshirës minimumi 1.000 lekë) në mënyrë manuale ose automatike (psh çdo muaj). Këto asete investohen nga Shoqëria Administruese e Fondit në format e përcaktuara në ligj dhe anëtari (klienti) ka të drejtën ti tërheqë me daljen në pension.
Gjithashtu, të gjithë klientët individë, përdorues të BKT SMART dhe Dega Internet kanë mundësi të kryejnë pagesën e kontributeve në fondin e pensionit për veten e vet ose për dikë tjetër.
Kjo është një formë shumë e mirë investimi ku përveç pensionit shtetëror përfitohet një pension privat shtesë që i shtohen të ardhurave në moshën e daljes në pension që në rastin e pensionit vullnetar privat mund të tërhiqen 5 vite para moshës së daljes në pension nga shteti.
Nëse jeni regjistruar dhe jeni përdorues të BKT SMART dhe Dega Internet, nga menuja Fond Pensioni mjafton të zgjidhni tipin e fondit të pensionit që dëshironi të aplikoni dhe të plotësoni të dhënat bazë të kërkuara për procesin e aplikimit.