Llogari pensioni
Kohën dhe durimin tuaj mos e shpenzoni në rradhët e gjata për tërheqjen e pensionit. Tashmë pensionin mund ta tërhiqni në BKT duke përfituar një seri produkesh me kushte preferenciale dhe jo vetëm kaq. BKT ju ofron mundësinë të informoheni për kreditimin e pensionit kudo dhe në çdo kohë nëpërmjet njoftimit në BKT Smart.
Ju ftojmë të kaloni pensionin tuaj në BKT, në bankën që ju ofron:
- Siguri
- Besnikëri
- Dedikim
- Lehtësi
- Shumëllojshmëri
Mirë se vini në bankën tuaj!
Duke marrë pensionin në BKT ju keni mundësi të përfitoni nga shërbimet që ofron BKT për të gjithë pensionistët. Ato konsistojnë në:
- Llogari të veçantë pa komision
- Kartë debiti pa komision
- Njoftim ne BKT Smart për kreditimin e pensionit pa komision
- Llogari kursimi pa komision
- Depozita me afate të ndryshme
- Kredi me kushte preferenciale
- Pagesa automatike të faturave tuaja pa komision
- Urdhër pagesa periodike pa komision
*Nëse llogaria rezulton mbi 2 vjet inaktive do të klasifikohet automatikisht si llogari standarte.
Nëse dëshironi të kaloni pensionin tuaj në BKT vizitoni degën tonë më të afërt.
Për të tjerat do të kujdesemi ne!