Pagesa Sigurimesh

Pagesa Sigurimesh nga BKT Smart

Nëpërmjet BKT Smart mund të kryeni në çdo moment pagesat dhe rezervimin e policave të sigurimit në kohë reale, për të gjithë klientët individ. Ky është një shërbim i ofruar nga BKT, në bashkëpunim me disa Shoqëri Sigurimi.

Disa nga produktet e sigurimit që ofrohen nëpërmjet BKT Smart janë:

  • Sigurimi i detyrueshëm i mjetit (TPL)
  • Sigurimi Minikasko
  • Sigurimi i Pronës
  • Sigurimi i Shëndetit
  • Sigurimi nga Aksidentet Personale
  • Sigurimin i Shëndetit në Udhëtim

Nëse jeni regjistruar dhe jeni përdorues të BKT Smart, nga menuja Smart Sigurime mjafton të zgjidhni tipin e sigurimit që doni të paguani dhe të plotësoni të dhënat bazë të kërkuara në fushat përkatëse.

Pagesa Sigurimesh nga ATM

Nëpërmjet rrjetit tonë të ATM-ve, klientët individë të përzgjedhur për fushatën “Smart Insurance në ATM” do të kenë mundësinë të kryejnë pagesa dhe rezervime të policave të sigurimit në kohë reale.
Ky është një shërbim i ofruar nga BKT, në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimit SIGAL.

Produktet e sigurimit që do të ofrohen nëpërmjet ATM-ve Smart BanKomaT janë:

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim

Sigurimi i Automjetit me Auto SOS

Sigurimi Anti-Tumor

Nëse jeni të përzgjedhur për fushatën, në momentin e autentikimit do t’ju shfaqet në ekranin e ATM-së informacioni në lidhje me policën e sigurimit që mund të perfitoni.

Gjeni më poshtë Termat & Kushtet për Pagesa sigurimesh në ATM.