Kredia Agro Support

Kredia Agro Support

Me BKT, bujqësia kthehet në investim të sigurt që sjell zhvillim të qëndrueshëm
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) prezanton Kredinë Agro Support, një produkt fleksibil për fermerët dhe bizneset agrobujqësore që kërkojnë financim për nevoja të përditshme ose investime afatgjata. Kjo kredi është krijuar për të fuqizuar sektorin bujqësor me mbështetje të qëndrueshme dhe kushte të përshtatura.

Çfarë mund të financoni?
  • Kapital Qarkullues: fara, fidane, plehra, pesticide, bletë polenizuese, ushqim për kafshët, ilaçe veterinare dhe materiale të tjera të nevojshme për ciklin e prodhimit
  • Investime: ndërtim serash, depo, dhoma frigoriferike, infrastrukturë bujqësore, pajisje dhe makineri
Kushtet që ju japin fleksibilitet:
  • Afati i kredisë: deri në 36 muaj për kapital qarkullues; deri në 60 muaj për investime
  • Skema e shlyerjes:Pagesat mund të kryhen sipas ritmit të aktivitetit bujqësor
  • Shuma e kredisë: Përcaktohet në bazë të madhësisë së fermës dhe planit të investimit
  • Periudha e lehtësimit (Grace Period) deri në 6 muaj për kapital qarkullues; deri në 12 muaj për investime
  • Kolaterali: 50% hipoteke e patundshme dhe pengje
Informacion shtesë
Për më shumë informacion mbi këtë produkt, ju ftojmë të vizitoni degën më të afërt BKT.
 
Eja në BKT -Apliko Tani dhe siguro mbështetjen që të duhet për të rritur prodhimin dhe zhvillimin – Zgjidh Kredin Agro Support.