BKT është një nga bankat më aktive në treg përsa i përket segmentit të financimit të Projekteve Financiare. BKT ofron kredi që janë të hartuara specifikisht në përshtatje me karakteristikat e projektit dhe në interesin më të mirë të investitorit, duke patur në plan të parë finalizimin dhe operimin me sukses të projektit.
Çfarë është “Financimi i projekteve”?
Kryesisht një financim i tillë ka afat të gjatë, dhe ripagimet e kredisë varen ngushtësisht nga të ardhurat që do të gjenerohen nga vetë projekti subjekt financimi, me përfundimin dhe operimin e tij. Kreditë për Financimin e Projekteve ofrojnë mundësinë më të mirë të angazhimit në projekte të reja përmes nje kredie të mirë-strukturuar që përshtatet në terma në linjë me ciklin dhe fazat nëpër të cilat projekti kalon; që nga fazat fillestare të ndërtimit e më tej në operim deri në shlyerjen e plotë të kredisë.
Cilat janë specifikat e kësaj kredie?
Përgjithësisht, këto kredi janë të strukturuara të kenë këto karakteristika kryesore:
Maturitete/ Afate më të gjata sesa kreditë standarte për investim, të lidhura ngushtë sipas nevojave të projektit.
Periudhë pagesë vetëm interesi apo dhe mungese të plotë pagesash gjatë periudhës së investimit, në linjë me specifikat e vetë projektit.
Banka është e hapur të konsiderojë si garanci për këtë kategori financimesh paketa më specifike kolateralesh sesa kolateralet klasike.
Në cilët sektorë përfshihet BKT në Financimin e Projekteve?
BKT, është e gatshme të financojë projekte në të gjithë sektorët, me parakushtin e vetëm që projektet të jenë rentabël dhe në linjë me kriteret tona të kredidhënies. Ne kemi eksperiencë të drejtpërdrejtë në financimin e projekteve dhe kemi një portofol të konsoliduar tashmë në shumë sektorë siç janë:
Energjitika (Financim Hidrocentralesh, fokus në projektet Fotovoltaike)
Infrastruktura (ndërtim rrugësh përmes skemave si PPP, Konçesione, etj.)
Ndërtimi
Hoteleria
Minierat
Shërbimet, etj.
Fokusi i BKT-së
Qëllimi dhe fokusi ynë është të përzgjedhim dhe t’i japim jetë projekteve që janë financiarisht të sigurta dhe në të njëjtën kohë të qëndrueshme në pikëpamjen e impaktit social dhe mjedisor që ato kanë. Kreditë e reja lëvrohen përmes një proçesi përzgjedhës strikt dhe nje analize te mirefillte profesionale, me qëllimin final për të ruajtur cilësinë e portofolit të këtij segmenti. Kompleksiteti i këtij segmenti financimesh, i bashkërenduar me ekspertizën e një njësie të dedikuar që gjen zgjidhje për lehtësimin e rreziqeve që mbartin të tilla financime, garanton mbështetjen financiare më të mirë të mundshme për investitorin.