Kredia me Kolateral Çekun
Nëse ju do t’ju nevojitet një kredi afat-shkurtër për të përmbushur nevojat e biznesit tuaj, çdo bankë patjetër do të kërkojë kolateral të pasurive të patundshme e cila pa dyshim është një kosto financiare dhe kohe për biznesin tuaj. Ndërkohë, BKT mund t’ju suportojë juve dhe partnerin tuaj të biznesit për të përfunduar marrëveshjen ose transaksionin nëpërmjet përdorimit të cekut.Kredia me Peng Çeku është metodë financimi afatshkurtër në momentin që klienti paraqet një Çek me datë të mëvonshme për ta skontuar në bankë para afatit të pagesës.
Klientët që mund ta përfitojnë: klientë ekzistues ose të rinj (Korporata dhe Biznese Tregtare) në BKT, të cilët ushtrojnë aktivitet tregtar (shumicë apo pakicë, veprimtari prodhuese etj).
Kushte të Përgjithshme:
- Qëllimi i Kredisë – Kapital punues/Blerje inventari, lëndë të para/blerje pajisjesh
- Shuma e Kredisë – Deri në 80% të vlerës së cekut
- Afati ripagimit të kredisë – Maksimumi 6 muaj e rinovueshme sipas çdo çeku të paraqitur
- Maturimi i Limitit të kredisë – Maksimumi 12 muaj
- Pagesa e Interesit – Në momentin e skontimit të çekut.
- Pagesa e Principalit – Paguhet ne momentin e maturimit të çekut.
- Kolaterali – çek me datë të mëvonshme, deri në 6 muaj.