Kredia Agro Special

Kredia Agro Special

Mbështesim investimet që sjellin suksesin në çdo sezon
Banka Kombëtare Tregtare prezanton “Kredinë Agro Special”, një produkt financiar i krijuar për të fuqizuar fermerët dhe bizneset agrobujqësore në çdo fazë të aktivitetit të tyre — nga kapitali qarkullues deri te investimet afatgjata në infrastrukturë dhe makineri.

Qëllimi i kredisë:
Kredia Agro Special mbulon dy kategori kryesore financimi:
  • Kapital Qarkullues: Fara, fidane, plehra, pesticide, bletë polenizuese, ushqim për kafshët, ilaçe veterinare dhe materiale të tjera të nevojshme për ciklin e prodhimit.
  • Kredi Investimi: Ndërtime dhe përmirësime infrastrukturore për bujqësinë, si depo, sera, dhoma frigoriferike, pajisje dhe makineri bujqësore.
Kushtet që ju japin fleksibilitet:
  • Afati i kredisë: deri në 12 muaj për kapital qarkullues; deri në 36 muaj për investime
  • Skema e shlyerjes:Pagesat mund të kryhen sipas ritmit të aktivitetit bujqësor
  • Shuma e kredisë: Përcaktohet në bazë të madhësisë së fermës dhe planit të investimit
  • Periudha e lehtësimit (Grace Period) deri në 6 muaj për kapital qarkullues; deri në 12 muaj për kredi investimi
  • Kolaterali: Nuk kërkohet.
Informacion shtesë
Për më shumë informacion mbi këtë produkt, ju ftojmë të vizitoni degën më të afërt BKT.
 
Eja në BKT – Apliko Tani dhe merr mbështetje për projektin tënd - Zgjidh kredin Agro Special.