VEPRIME PA KARTË

Veprime pa kartë

Banka Kombëtare Tregtare sjell një zgjidhje të re për Klientët Biznes, duke mundësuar kryerjen e veprimeve në ATM, përfshirë edhe veprimet pa kartë, të iniciuara në mënyrë të thjeshtë përmes Degës Internet për Biznes apo BKT Smart. Ky shërbim synon të lehtësojë procesin e depozitimit të fondeve të krijuara nga aktiviteti i përditshëm i biznesit tuaj(xhiro ditore), duke ofruar më shumë fleksibilitet, siguri dhe komoditet në administrimin e parasë cash.

Në ATM-të e BKT-së tashmë mund të kryeni depozitime pa kartë në dy mënyra:

  • Depozitim me Kod Unik

Menaxhoni depozitimet e biznesit tuaj në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt përmes Kodit Unik nga Dega Internet dhe BKT Smart

  1. Procesi fillon në Degën Internet ose BKT Smart për Biznes, ku përdoruesi autorizon një punonjës për të kryer depozitimin dhe gjeneron kodin unik.
  2. ​Punonjësi merr në numrin e tij të telefonit një SMS me kodin unik.
  3. Në ATM, punonjësi zgjedh “Transaksione pa kartë”, më pas klikon “Depozitim me Kod Unik” dhe vendos kodin e marrë.
  4. Vendos shumën në hapësirën e depozitimit në ATM dhe fondi depozitohet direkt në llogarinë e biznesit.

Për hapat e aktivizimit të shërbimit depozitim me Kod Unik klikoni linkun:]
Si të gjenerosh kodin unik nga Dega Internet për Bizneset

  • Depozitim me Kod QR

Kryeni depozitimet e cash-it në mënyrë më efikase duke përdorur shërbimin “Depozitim me Kod QR në ATM” për bizneset.

  1. Procesi fillon në Degën Internet për Biznes, ku përdoruesi autorizon një punonjës për të kryer depozitimet.
  2. ​Punonjësi hyn në BKT Smart, në menunë Pa Kartë, dhe zgjedh opsionin Depozitim me QR në llogarinë e biznesit.
  3. Në ATM gjenerohet kodi QR.
  4. Në ATM, punonjësi skanon kodin QR dhe kryen depozitimin.

Për hapat e aktivizimit të shërbimit dhe depozitimit me QR klikoni linkun:
Si të kryej depozitim me QR Kod

Depozitimi i fondeve mund të kryhet 24/7, edhe jashtë orarit zyrtar, pa pasur nevojë të vizitoni degët e BKT.

Veprimet pa kartë ofrojnë vlerat të shtuara si më poshtë:

  • Komoditet në depozitimin e fondeve pa qënë nevoja të vizitoni një nga degët e BKT-së
  • ​Fleksibilitet në zgjedhjën e punonjësit/përfaqësuesit ligjor i cili do të depozitojë fondet
  • Proçes i shpejtë duke vizituar rrjetin e Bankomatëve të BKT

Informacion! Kujdesuni që kartëmonedhat e depozituara të jenë të rregullta dhe të pa dëmtuara, grisura ose zhubrosura. Sipas rregullores, banka ka detyrim të identifikojë dhe bllokojë kartmonedhat e dyshimta dhe të informojë Bankën e Shqipërisë. Çdo kartëmonedhë e falsifikuar do të mbahet për investigime të mëtejshme nga ATM dhe mesazhi informues do të shfaqet në ekran.
Për informacion rreth limiteve ju lutem referohuni Kushteve të Punës të Bankës për klientët biznes.