Menaxhimi i parasë në çift

Menaxhimi i parasë në çift

Paraja nuk mund të blejë lumturinë por duke patur para kemi me pak dhimbje koke për të ardhmen tonë!

Disa këshilla mbi lumturinë financiare në çift!

Bisedoni mbi shpenzimet tuaja

Ju mund ta keni patur dorën pak të lirë në shpenzime gjatë jetës si beqar/e, por në jetën në çift është mirë të bisedoni mbi shpenzimet tuaja. Do t’ju sygjeronim që të komunikoni mbi dëshirat tuaja me qëllim që të mos keni diskutime se ku do të shkojnë paratë tuaja në fund të muajit si edhe të bini në kompromis për shpenzimet e përbashkëta.

Gjithashtu përcaktoni një ditë të muajit (zakonisht datën e marrjes së pagës) për të diskutuar mbi gjendjen financiare, hapat që keni bërë në kursime si edhe investimet e ardhshme.

Kuptoni dhe vlerësoni detyrimet e partnerit.

Përpara se të bashkoni paratë tuaja, e me tej të kërkoni të kryeni një investim të përbashkët, vlerësoni detyrimet e partnerit. Eshtë me shumë rëndësi të kuptoni sa janë detyrimet e mëparshme që do të duhet të shlyeni gjatë mardhënies tuaj në çift për të planifikuar investimet e ardhshme.

Kurseni paraprakisht

Që në momentin që shpallni fejesën keni parashikuar një periudhë kur do të martoheni e ndoshta do të kryeni edhe ceremoni martesore, për këtë arsye është koha për të kursyer. Hapni një llogari kursimi në emër të të dyve ku të drejte për të vepruar të keni të dy njëkohësisht dhe filloni kurseni. Zakonisht mendohet që duhet të kursehet minimum 10% e shumës së të ardhurave me qëllim që të keni disa para mënjanë për ceremoninë e dasmës, per pushimet e muajit të mjaltit apo edhe për një investim më të madh. Edhe pse mund të keni ndihmë nga të afërmit tuaj ju sygjerojmë të kurseni bashkarisht kjo mënyrë është një hap që ju ndihmon të kuptoni më mirë sjelljet financiare të partnerit.

Krijoni buxhetet tuaja

Fillimisht përcaktoni shumën përkatëse të të ardhurave tuaja, në total nga të gjitha format e burimeve pra

Paga

qera që mund të perfitoni (nga nje investim i mëparshem)

Më tej mblidhni shumën e të gjitha detyrimeve që keni si p.sh.

  • detyrimet e qerasë (nëse do të jetoni në shtëpi me qera)
  • faturat e shpenzimeve utilitare që duhet të paguani (ujë, drita, telefon karburant etj)
  • kartat e kreditit
  • ndonjë kredi e mëparshme
  • limiti i overdraftit
  • shpenzimet e të ngrënit

Pasi të keni zbritur nga të ardhurat të gjitha detyrimet përcaktoni shumat e parave që gjithsecili do të ketë buxhet mujor duke mos harruar 10% e kursimit që permendëm më sipër.

Përcaktoni kush do të menaxhojë paratë

Eshtë mirë që gjithsecili në çift të ketë një detyrë të përcaktuar për të menaxhuar paratë, dhe kjo nuk do te thotë që njëri të sjelli para e tjetri ti shpenzojë

Njëri mund të merret me pagesat ditore të faturave utilitare ose të bërjes së pazarave të domosdoshme për shtëpinë, tjetri mund të merret me krijimin e fondeve si edhe vlëresimet e nevojshme për të kryer investimet.

Informoni bankën për ndryshimin e mbiemrit.

Nëse keni rënë dakort që pas martese do të ndryshoni mbiemrin atëherë duhet të mbani parasysh që duhet patjetër të njoftoni bankën tuaj në lidhje me këtë ndryshim.

Duke u paraqitur personalisht, në një prej degëve më të afërta me ju “Çertifikatën Martesore” ku cilësohet mbiemri juaj i parë dhe mbiemri juaj i ndryshuar si edhe një dokument të vlefshëm identifikimi (Passaporte ose ID) me mbiemrin e ri, nga dega do të krhyen ndryshimet e nevojshme pasi të keni plotësuar formularët respektiv për ndryshimin e mbiemrit në llogari si edhe në kartat bankare që ju zotëroni.

Sugjerime mbi tema të tjera

Ndikimi i rënies së euros në ekonominë shqiptare.
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat më të diskutuara kohët e fundit në Shqipëri.
Të marrësh një kredi hipotekore apo të jetosh me qira?
Vendimi për gjetjen e një banese për të jetuar është një ndër vendimet më të rëndësishme që duhet të bëjë çdo familje.
Banka digjitale dhe ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes financiare
Industria e shërbimeve financiare po pëson ndryshime teknologjike falë produkteve të reja financiare të ofruara online si nga institucionet bankare dhe ato jo bankare.