Fushata “Fto & Fito”

Termat & Kushtet e Fushatës “Fto & Fito” deri në 31 Dhjetor 2025

 
  1. Përkufizime
  • BKT – Banka Kombëtare Tregtare sh.a., me adresë: Rruga e Vilave, Lundër 1, 1045, Tiranë, Shqipëri, ofruesi i fushatës “Fto & Fito” përmes aplikacionit BKT Smart. 
  • Klienti Referues – Klienti ekzistues i BKT dhe përdorues i aplikacionit BKT Smart, i cili gjeneron kodin e tij personal të referimit dhe e shpërndan atë me miqtë për t’i ftuar të regjistrohen në aplikacion.
  • Kodi Referues – Kodi unik, personal dhe i pa-transferueshëm i gjeneruar nga Klienti Referues përmes aplikacionit BKT Smart për t’u përdorur nga Miqtë gjatë procesit të regjistrimit në BKT Smart si klient i ri në BKT, me qëllim që referimi të identifikohet si i vlefshëm. 
  • Miku – Individ që nuk ka një llogari në BKT Smart dhe që regjistrohet në aplikacion duke përdorur Kodin Referues.
  • Programi – Nënkupton fushatën promocionale “Fto & Fito”, e cili mundëson përfitimin e bonusit nga Klienti Referues nëse Miku i ftuar regjistrohet me sukses në BKT Smart duke përdorur Kodin Referues dhe duke përmbushur kriteret e përcaktuara në këtë dokument. 
  • Llogari të rreme – Llogari të cilat krijon vetëm për qëllime të përfitimit të shpërblimit të referimit pa aktivitet real të cilat më pas mbyllen brenda një afati të shkurtër kohor ose lihen pezull për një afat të gjatë.
  1. Pjesëmarrja në Program
  • Duke marrë pjesë në Program, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranoni këto Terma dhe Kushte.
  • Programi është i vlefshëm vetëm për klientë individë të cilët kanë një llogari aktive në BKT Smart.
  • Përdorimi i kodit të referimit mund të bëhet vetëm gjatë procesit të regjistrimit për herë të parë të Mikut të ftuar në BKT përmes aplikacionit BKT Smart.
  1. Kriteret për një referim të suksesshëm 
       Një referim konsiderohet i suksesshëm vetëm kur plotësohen në mënyrë kumulative TË DY kushtet e mëposhtme:
  1. Miku i ftuar regjistrohet si klient i BKT për herë të parë 100% online në BKT Smart duke përdorur kodin referues përsa kohë kodi referues është ende i vlefshëm. Në linkun https://www.youtube.com/watch?v=LBgf2uzEvMA mund të gjeni video udhëzuese si të regjistrohesh si klient i BKT 100% online.
  2. Brenda afatit një mujor nga data e regjistrimit për herë të parë në BKT Smart, Miku i ftuar kryen të paktën një transaksion të vlefshëm mbi 1,000 lekë.
 
  1. Shpërblimet
  • Për çdo referim të suksesshëm, Klienti Referues përfiton 500 lekë bonus.
    Shpërblimi kreditohet në llogarinë kryesore në ALL të klientit referues, pasi referimi të jetë verifikuar nga BKT.
    Klienti Referues ka të drejtë të ftojë një numër të pakufizuar miqsh dhe do të shpërblehet për referimet e suksesshme, në përputhje me kriteret e këtij dokumenti, me një kufi total shpërblimi deri në 50,000 Lekë.
    BKT rezervon të drejtën të verifikojë vlefshmërinë e transaksioneve dhe të refuzojë ato që konsiderohen të dyshimta, të manipuluara ose të kryera për qëllim përfitimi të padrejtë. Klienti pranon dhe garanton se nuk do të ngrejë asnjë pretendim, kërkesë kompensimi ose ankim ndaj Bankës, tani ose në të ardhmen, për shkak të aplikimit të këtyre të drejtave, duke hequr dorë në mënyrë të parevokueshme nga çdo e drejtë e tillë.
     Stafi i BKT përjashtohet nga përfitimi i bonusit të fushatës “Fto & Fito”.  
  1. Rregulla për përdorimin e Kodit të Referimit
  •  Përdoruesi nuk duhet të shpërndajë kodin e referimit në mënyra mashtruese, agresive, të bezdisshme ose në kundërshtim me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave.
  • Ndalohet krijimi i llogarive të rreme, përdorimi i identiteteve të tjera, simulimi i transaksioneve ose çdo veprim që synon të manipulojë Programin.
  • Kodi Referues nuk mund të shitet, huazohet ose të vihet në dispozicion të palëve të treta kundrejt kompensimit, në asnjë formë apo mënyrë.
  • Përdorimi i Kodit Referues nuk garanton automatikisht përfitimin e bonusit. Përfitimi varet nga verifikimi dhe përmbushja e kritereve nga BKT.
  • BKT rezervon të drejtën të kërkojë konfirmime shtesë ose dokumentacion nëse ka dyshime se referimi është kryer në mënyrë jo të rregullt ose në kundërshtim me Termat dhe Kushtet. 
  • Përdoruesi Referues dhe Miku angazhohen të përdorin Kodin Referues në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe çdo rregullore tjetër të aplikueshme.
  • BKT nuk mban përgjegjësi për asnjë dëm të drejtpërdrejtë, të tërthortë, të rastësishëm, pasues ose tjetër, që mund të lidhet me pjesëmarrjen në Program, përfshirë por pa u kufizuar në: humbjen e fitimeve, humbjen e reputacionit, problematika teknike, mosfunksionime të aplikacionit, apo çdo dëm tjetër material ose jomaterial.
  • BKT nuk mban përgjegjësi për: 
  1.  përdorimin e gabuar të kodit nga Përdoruesi Referues,
  2. dështimin e Mikut të Ftuar për të përfunduar regjistrimin,
  3. transaksione të pavlefshme apo që nuk përmbushin kriteret,
  4. vonesa teknike, probleme interneti ose ndërprerje të shërbimit.
  •  BKT rezervon të drejtën të modifikojë, pezullojë ose përfundojë Programin në çdo kohë, në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë detyrim njoftimi paraprak. Klienti, pranon dhe bie dakord se nuk do të ketë të drejtë të ngrejë asnjë ankesë, kërkesë për kompensim apo pretendim ndaj Bankës në lidhje me modifikimin, pezullimin apo përfundimin e programit. 
  1. Privatësia dhe të dhënat personale
  • Të dhënat personale përpunohen nga BKT vetëm për qëllimin e realizimit të fushatës “Fto & Fito”, verifikimin e referimeve dhe shpërblimin e pjesëmarrësve. BKT mund të përdorë të dhënat që përfshijnë: emër, kontakt, ID, të dhëna transaksionesh dhe informacion mbi përdorimin e kodit referues për arsye verifikimi të vlefshmërisë së referimit dhe për qëllime auditimi dhe kontrolli të brendshëm. BKT nuk do t’i ndajë të dhënat e Përdoruesit Referues me Mikun e Ftuar dhe as anasjelltas, përveç rasteve kur kërkohet nga ligji ose autoritetet kompetente.
  •  Të dhënat ruhen deri në përfundim të fushatës dhe për periudhën e auditimit sipas legjislacionit bankar.
  • Përpunimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me Ligjin Nr.124/2024 aktet nënligjore në fuqi, KSHBI dhe Politikat e Privatësisë të BKT.
  • Për më shumë informacion dhe për të ushtruar të drejtat tuaja, vizitoni https://www.bkt.com.al/politikat-e-privatesise ose kontaktoni DPO-në në dpo@bkt.com.al 
  1. Pranimi i Kushteve
  • Duke përdorur Kodin e Referimit ose duke marrë pjesë në Program, ju pranoni të gjitha Termat dhe Kushtet e përcaktuara këtu.
 
  1. Kontakt për Sqarime dhe Informacion
  • Për çdo paqartësi, kërkesë informacioni ose sqarim në lidhje me Programin “Fto & Fito” dhe shërbimet e lidhura me të, mund të kontaktoni BKT Contact Center në numrin e telefonit +355 42 266 288 ose në adresën e email-it          callcenter@bkt.com.al.

Fushatat e mëparshme