Fushatë Zbritjeje për Sigurimin Motorrik të Detyrueshëm (TPL)
BKT shpërblen klientët që paguajnë taksën vjetore të mjeteve përmes kanaleve dixhitale të BKT (BKT Smart / Dega Internet), duke u dhënë mundësinë të përfitojnë deri në 10% zbritje mbi primin e sigurimit motorrik të detyrueshëm (TPL) për pagesën e kryer përmes BKT Smart, gjatë periudhës së fushatës.
Termat & Kushtet
1. Periudha e Fushatës
Fushata do të zhvillohet nga 1 Qershor deri më 31 Gusht 2026.
Zbritja mbi primin e policisës së sigurimit motorrik të detyrueshëm TPL do të aplikohet për të gjithë klientët që kanë kryer të paktën 1 herë pagesën e taksës vjetore të mjetit përmes BKT Smart ose Degës Internet.
2. Pjesëmarrësit
Fushata është e hapur për të gjithë klientët e BKT — ekzistues ose të rinj — përdorues të aplikacionin BKT Smart ose Degës Internet, të cilët kanë kryer/kryejnë pagesën e taksës vjetore të mjetit online dhe kryejnë gjatë periudhës së fushatës pagesën e policisës së sigurimit motorrik të detyrueshëm (TPL) përmes BKT Smart.
3. Struktura e Zbritjes
Hapi 1 — Gjenerimi i Faturës dhe Pagesa e Taksës Vjetore
- Klienti gjeneron faturën e taksës vjetore të mjeteve motorike përmes e-Albania.
- Klienti kryen pagesën e taksës vjetore të mjetit përmes BKT Smart ose Degës Internet.
- Për më shumë informacion mbi mënyrën e pagesës së taksës vjetore të mjeteve nëpërmjet e-Albania dhe BKT Smart, mund të ndiqni videon udhëzuese në linkun: Pagesa e taksave vjetore të mjeteve nëpërmjet e-Albania dhe BKT Smart
- Pas kryerjes së suksesshme të pagesës së taksës vjetore përmes kanaleve dixhitale të BKT, në momentin e rezervimit dhe pagesës së policisës së sigurimit motorrik të detyrueshëm (TPL) brenda aplikacionit BKT Smart, klientit do ti shfaqet automatikisht çmimi i policisë me zbritje.
- Zbritja aplikohet mbi primin e policës, sipas tarifave zyrtare të kompanisë së sigurimit përkatëse.
- Për më shumë informacion mbi mënyrën e rezervimit dhe pagesës së policës së sigurimit përmes BKT Smart, mund të ndiqni videon udhëzuese në linkun: Si të kryesh rezervimin dhe pagesën e policës së sigurimit TPL në BKT Smart?
- Zbritja vlen vetëm nëse të dy hapat, pagesa e taksës vjetore dhe polica e sigurimit TPL, kryhen përmes kanaleve dixhitale të BKT.
- Zbritja vlen vetëm për pagesat e sigurimit motorrik të detyrueshëm TPL të kryera gjatë periudhës së fushatës.
- Çdo klient i cili ka kryer minimumi 1 pagesë për taksën vjetore të automjetit përmes kanaleve dixhitale të BKT mund të përfitojë zbritjen për çdo mjet, pa kufizim në numër, gjatë periudhës së fushatës.
- Klientët që plotësojnë kushtet e përcaktuara më sipër, në momentin e shfaqjes së ofertave nga kompanitë e sigurimit, do të përfitojnë automatikisht çmimin e zbritur në aplikacionin BKT Smart. Pagesa do të kryhet direkt me çmimin e zbritur, pa qenë i nevojshëm asnjë veprim shtesë nga ana e klientit.
- Zbritja nuk është e konvertueshme në para cash dhe nuk mund të transferohet
BKT mund të komunikojë me klientët lidhur me këtë fushatë përmes:
- Njoftime push në aplikacionin BKT Smart
- SMS
6. Kontakt për informacion
Për çdo paqartësi ose kërkesë informacioni në lidhje me fushatën, mund të kontaktoni:
BKT Contact Center
Tel: +355 42 266 288
Email: info@bkt.com.al

