Kredia EKO Individuale

Përshkrimi i produktit

“Kredia e Gjelbër apo Eko Kredia” është një lloj i kredisë individuale ku përfitues do të jenë vetëm individët të cilët kanë për qëllim përmirësimin e ambienteve të tyre të jetesës, përmirësim që do të çojë në kursimin e energjisë dhe reduktimin e emetimeve të CO2.
 

Pse duhet që të investoj në efiçencën e energjisë?

  • Rritja e pritshme e çmimeve të energjisë elektrike.
  • Konsumi i lartë i energjisë në familje dhe barra mbi buxhetin familjar.
  • Teknologjitë e reja sigurojnë kushte më të mira jetese.
  • Detyrimi për mbrojtjen e mjedisit.

Përfitimet kryesore nga investimi në efiçencën e energjisë

  • Ulja dhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve mujore të energjisë elektrike.
  • Kushte më të mira të jetesës (më shumë komoditet)
  • Rritja e vlerës dhe standardit të pronës
  • Mbrojtja e mjedisit

Çfarë mund të financohet me EKO Kredinë?

  • Ndërrimi i sistemeve të furnizimit të ngrohjes (zëvendësim i sistemit të ajrit të kondicionuar)
  • Zëvendësimi i llambave inkandeshente me CFL
  • Zëvendësimi i llambave fluoreshente të vjetra me llamba moderne T5 me çakëll elektronike
  • Sisteme termike diellore për ujë të ngrohtë sanitar
  • Ndërrimi i sistemit të ngrohjes konvencionale me pompë ngrohje
  • Instalimi i rrjetit të sistemit fotovoltaik
  • Izolimi i mureve të jashtme dhe çatisë
  • Zëvendësimi i dritareve
  • Zëvendësimi i dyerve të jashtme
  • Ndërrimi i pompave të parregullta për sistemin e ngrohjes qendrore me pompa elektronike të reja të rregulluara
  • Instalimi i radiatorëve të tjerë në kombinim me instalimin e valvulave Termostatike
  • Shërbimet energjetike dhe bizneset e furnizimit
  • Pajisje elektroshtepiake me etiketën e EU

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.

“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
 
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
 
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.07.2023 është 3.21%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.07.2023 është 4.11% 
 

Afatet dhe Kushtet

Afatet dhe kushtet
Lloji i Produktit Kredi e Gjelbër apo Eko Kredi
LTV Shumë Kredie /Vlerën e Hapur të Tregut të Pronës së Ofruar si Kolateral 75% (por jo më shumë se vlera totale e përcaktuar në preventiv)

Për llojin e kolateralit Tokë Bujqësore shuma e vlerës së kredisë nuk mund të jetë më e madhe se 50%.
Formula e normës së interesit në monedhën Lekë Klientë Pagamarrës në BKT: 3% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 vjecare + 2% jo më pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë: 3.5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 vjecare + 2.5% jo më pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Formula e normës së interesit në monedhën Euro Klientë Pagamarrës në BKT: 3.5% fikse për vitin e parë më pas Euribor 1 vjecar + 3% jo më pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë: 4% fikse për vitin e parë më pas Euribor 1 vjecar + 3.5% jo më pak se 4.55% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Afati i kredisë Deri në 15 vjet për Monedhën Lekë

Deri në 15 vjet për Monedhën Euro
Shuma maksimale e kredisë Deri në 12,000,000 Lekë / EUR 100,000
Komisioni i Disbursimit të Kredisë 1% e shumës së kredisë

0% për blerje kredie nga banka të tjera (vetëm në rastet kur kontrata e kredisë që do të blihet përmban komision ripagimi të parakohshëm)

Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:

Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi e Gjelber .
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.
 
APLIKO TANI