Smart Banking ju kursen kohë dhe para!
Për të shmangur radhën në degë, për të kursyer kohë dhe para ju sugjerojmë të përdorni kanalet tona digjitale Smart Banking. Me BKT Smart ose Dega Internet ju mund të kryeni online pothuajse te gjitha transaksionet bankare kudo dhe kurdo.
Nga celulari ose laptopi çdo klient Individ ose Biznes mund të kryej online transaksione bankare si:
- Hapje llogarish rrjedhëse, kursimi apo edhe depozita si dhe mbyllje depozite
- Mund të lidhni kartën tuaj të debitit me llogarinë rrjedhëse që dëshironi
- Pagesa e Kartës suaj të Kreditit apo të afërmëve tuaj
- Transferta parash midis llogarive tuaja, brenda BKT-së, brenda vendit dhe ndërkombëtare
- Rimbushje celulari dhe aktivizimin e paketave
- Pagesa Taksash dhe Doganash
- Pagesat e Shkollës
- Pagesa faturash për energjinë elektrike, ujin, internetin, TV
- Këmbime Valutore
- Merrni informacion mbi kreditë
- Menu të dedikuar për shërbimin e klientit
Që të hyni në BKT Smart duhet fillimitsht ta shkarkoni, instaloni dhe aktivizoni aplikacionin, të cilin e gjeni në App Store dhe Play Store.
Gjithashtu për të shmangur radhën në degë ju sugjerojmë të tërhiqni para ose t'i depozitoni në llogarinë tuaj bankare në çdo Super BanKomaT. Ju mund të depozitoni para në çdo Super BanKomaT duke ndjekur hapat e mëposhtme:
- Vizitoni një Super BanKomaT dhe vendosni kartën e debitit BanKomaT dhe PIN-in tuaj.
- Zgjidhni funksionin Depozito.
- Zgjidhni monedhën që do të depozitoni (LEKË/ EURO).
- Zgjidhni llogarinë ku do të depozitoni fondet.
- Vendosni kartëmonedhat horizontalisht në Super BanKomaT.
- Verifikoni shumën e depozituar prej jush dhe zgjidhni opsionin vazhdoni për të përfunduar transaksionin.
Gjithashtu ju sugjerojmë të shmangni përdorimin e parave cash për blerje. Ju mund te përdorni Kartat Contactless për të paguar në supermarket, karburant farmaci etj.
Smart Banking ju shërben kudo, kurdo dhe falas