JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të shtatën herë radhazi
(Tiranë, 30 Qershor, 2015) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare për të shtatën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit.
AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.
JCR-ER ka vërejtur se BKT ka dominuar tregun duke zotëruar 24,33% të tij, duke e bërë bankën më të madhe në Shqipëri. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, treguesit e përfitueshmërisë mbi mesataren e sektorit dhe burimet e qëndrueshme të të ardhurave, niveli i përmirësuar i kapitalizimit, baza e gjerë a depozitave dhe rritja mbi mesataren e sektorit janë faktorët kryesorë qe e diferencojnë BKT-në nga sektori në nje drejtim pozitiv dhe mbështetës kundrejt të gjitha vlerësimeve të dhëna.
BKT, banka më e madhe në sektorin bankar shqiptar bazuar në madhësinë e aseteve që në qershor 2014, ka ruajtur tendencën e rritjes së pandërprerë dhe u rendit banka më e madhe në sektor në të gjitha fushat kryesore bankare të depozitave, aseteve, kapitalit aksioner dhe fitimit neto.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
