Lajmërime

 “THE BANKER” ZGJEDH BKT PËR TË PESTËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI
Tiranë, Shqipëri (27 nëntor 2014) -  Revista prestigjoze “The Banker”, një publikim i Financial Times i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë, vlerësoi Bankën Kombëtare Tregtare si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2014” në një ceremoni të zhvilluar në Londër më 27 nëntor 2014. 
Çmimi u tërhoq nga Kryetari i Bordit Drejtues z. Mehmet Usta dhe Drejtori i Përgjithshëm e Anëtar i Bordit Drejtues z. Seyhan Pencabligil.
Z. Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues të BKT që prej 2009, u shpreh: “Ndihem shumë i lumtur që në emër të BKT-së të tërheq këtë çmim për të pestën herë si “Banka më e mirë e Vitit në Shqipëri”. Performanca e suksesshme në të gjitha segmentet e biznesit dhe kënaqësia e klientëve janë faktorët kryesorë që ndikuan në një vlerësim të tillë. Tashmë prej qershorit 2014, me 23% të tregut si dhe me 2.8 miliardë USD në asete totale BKT është banka më e madhe në sistemin bankar shqiptar. Falenderimet e mia shkojnë për të gjithë punonjësit tanë të cilët bashkë me klientët dhe partnerët tanë të biznesit mundësuan një vlerësim kaq të rëndësishëm.”
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil u shpreh se "Këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, ne kemi marrë tre çmime shumë të rëndësishme për sektorin bankar. Por çdo cmim i marrë sjell me vete përgjegjësitë e veta. Këto përgjegjësi tani janë akoma më të mëdha dhe ne si banka më e vjetër dhe më e madhe në vend vazhdojmë përpjekjet tona në drejtim të rritjes së prosperitetit dhe rritjes ekonomike kudo ku operojmë. Qëllimi ynë është zmadhimi dhe rritja e markës BKT në rajon, si marka shqiptare më me vlerë." 
BKT, banka tregtare më e vjetër dhe më e madhe në Shqipëri, gjatë vitit 2014 është përzgjedhur si "Banka më e mirë në Shqipëri" edhe nga “Euromoney” dhe “EMEA Finance”, dy institucione financiare ndërkombëtare shumë të rendësishme.
Me një total asetesh prej 2.8 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj me 88 degë nga të cilat 63 në Shqipëri dhe 25 në Kosovë.

Lajmet e tjera

Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2026”
NEW YORK, 16 mars 2026 – Global Finance shpalli çmimet e saj për të 33-in vit radhazi për bankat më të mira në botë për vitin 2026.
EMEA Finance vlerëson BKT për të katërmbëdhjetën herë "Banka më e Mirë Vendase në Shqipëri"
Tiranë, Shqipëri (10 Shkurt 2026) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar nga EMEA Finance si “Banka më e Mirë Vendase në Shqipëri” për vitin 2025, përgjatë Europe Banking Awards 2025.