BKT RIVLERESOHET SI BANKA E VITIT 2011 NGA “THE BANKER”
Tiranë, Shqipëri (1 dhjetor, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka e Vitit 2011 për Shqipërinë” nga The Banker, revista e sektorit bankar, pjesë e Financial Times. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 30 nëntor në Intercontinental Park Lane Hotel, Londër. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi dhe z. Kaan Pekin, Drejtor i Thesarit dhe Institucioneve Financiare.
"Te vleresohesh si Banka e Vitit 2011 per Shqiperine, diten e pervjetorit të saj te 86 është shumë domethënëse. Gjatë vitit 2011 kemi patur një performancë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke arritur një kthim mbi kapitalin prej 23 %”, - u shpreh Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta. ”Për më tepër, krahas këtyre arritjeve, si vlerë e totalit të aseteve kemi arritur nivelin historik prej 17.24 % të pjesës së tregut në një treg ku pjesa më e madhe e bankave iu përkasin grupeve të huaja bankare”, shtoi ai.
BKT, e cila së fundi festoi 86 vjetorin e saj, është banka e dytë më e madhe dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 1.9 miliard dollarë asete dhe 1.6 miliard dollarë depozita. BKT zotëron një rrjet prej 82 degësh, 60 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 22 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri”, ku veçohen vlerësimet si “Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë” nga dy revistat prestigjoze nga “The Banker” dhe “EMEA Finance”. Deutsche Bank i akordoi BKT Çmimin e Ekselencës “2010 Straight-Through Processing (STP) Excellence Award” për Cilësinë në Transferimin e Pagesave, gjatë vitit 2010. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nga JCR –Eurasia Rating nota AAA (Alb).
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
