EMEA FINANCE ÇMON BKT PËR TË NËNTËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI
Tirana, Shqipëri (29 prill 2019) – Banka Kombëtare Tregtare është përzgjedhur si “Banka më e Mirë në Shqipëri për 2018” nga revista EMEA Finance. Për të nëntin vit radhazi çmim “Banka më e mirë në Shqipëri” i është dhënë BKT nga kjo revistë prestigjioze duke theksuar vlerësimin e saj përgjatë viteve.
Vizioni editorial i revistës EMEA Finance është 'zëri i pavarur' - ai që flet në nivelin më të lartë të integritetit dhe etikës gazetareske - për komunitetin financiar, klientët e tij dhe furnitorët në të gjithë rajonin e EMEA.
Shifrat kanë theksuar pozicionin e konsoliduar të BKT-së si banka më e madhe në Shqipëri duke qenë përsëri Lider i Tregut në shumicën e kategorive.
Duke qenë jo vetëm një bankë, por një partner i fortë në të cilën klientët individ dhe biznes mund të mbështeten, u jep atyre një garanci të fortë për të ardhmen financiare. Përkundër rritjes së konkurrencës në treg, sipas ndryshimeve të ndodhura në bankat e nivelit të dytë, BKT është e vendosur për të forcuar pozicionin e saj në treg.
BKT ka një rrjet të gjerë prej 94 degësh, nga të cilat 67 janë të vendosura në Shqipëri dhe 27 në Kosovë, por në linjën e revolucionit të digjitalizimit klientët tanë po rrisin transaksion banker me vetë-shërbim përmes kanaleve tona alternative duke përfituar nga funksionalitetet e reja të ofruara si për klientët individ edhe për klientët e biznesit përmes ATM-ve tona të reja, aplikacionit tonë BKT Smart ose versionin tonë të ri të e-banking.
Përgjatë këtij viti edhe revista amerikane Global Finance ka vlerësuar BKT me çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
