Lajmërime

BKT FESTON 90 VJETORIN E SAJ ME ÇMIMIN “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË GJASHTËN HERË NGA "THE BANKER"

Tiranë, Shqipëri (3 Dhjetor 2015) - Banka Kombëtare Tregtare u përzgjodh sërish si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2015"  nga "The Banker", një nga revistat më prestigjoze financiare, një publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë. 
Çmimi iu dha Kryetarit të Bordit Drejtues z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Bordit Drejtues z. Seyhan Pencabligil në mbrëmjen e zhvilluar në Londër më 2 dhjetor 2015.
 “Marrja e çmimit "Banka e Vitit" është kthyer në një traditë për BKT. Edhe pse rritja ekonomike shqiptare ka qenë pothuajse në të njëjtin nivel me vendet e tjera europiane, ne kemi regjistruar rekorde të reja në historinë tonë të përfitimit të qëndrueshëm dhe rritjes.” u shpreh Z. Mehmet Usta, Kryetar Bordi i BKT-së që prej vitit 2009. "Ne jemi të vetëdijshëm dhe krenarë për përpjekjet e jashtëzakonshme pas këtij suksesi të vazhdueshëm dhe mirënjohës që kjo punë e madhe nuk ka kaluar pa u vënë re. Ndërsa ne jemi në mes të festimeve të 90 vjetorit të themelimit të BKT-së, ky çmim është dhurata e përkryer për të gjithë klientët tanë, punonjësit dhe partnerët tanë të biznesit.", shtoi ai.  
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil theksoi se: "Ky është viti i tretë që ne marrim tre çmimet më të mëdha (The Banker, Euromoney dhe EMEA Finance) në industrinë bankare. Ky sukses krijon pritshmëri akoma më të larta në mjedisin tonë të punës dhe kjo performancë nuk është e mjaftueshme. Ne do të vendosim standarde të reja jo vetëm për industrinë tonë dhe jo vetëm në Shqipëri, por ne duhet të tregojmë të njëjtin përkushtim në rajon dhe të japim një shembull të mirë për industritë e tjera, për shkak të përgjegjësinë së madhe të të pasurit të markës më të madhe shqiptare.
Së bashku me gjashtë çmimet "Banka e vitit në Shqipëri" nga The Banker, BKT është përzgjedhur për të katërtën herë si "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga "Euromoney" dhe për të pestën herë nga "EMEA Finance", dy institucione shumë të rëndësishme financiare.
Me një total asetesh prej 2.8 miliardë dollarë, në përvjetorin e saj të 90të, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj me 90 degë, nga të cilat 64 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim