Lajmërime

BANKA KOMBËTARE TREGTARE MBËSHTET “REVOLUCIONIN E GJELBËR” INICIATIVË E BASHKISË TIRANË

Tiranë, Shqipëri (05 Prill, 2018) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT), iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit, duke sponsorizuar projektin e mbjelljes së pemëve në zonën e Liqenit Artificial. Në ceremoninë e inagurimit, të organizuar me këtë rast, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencabligil dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj.

Z. Seyhan Pencabligil, përgëzoi bashkinë e Tiranës dhe në veçanti Z. Veliaj për këto lloj iniciativash të cilat ndihmojnë në ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve tanë, duke i berë ata një pjesë aktive të programit të gjelbërimit për të kuptuar plotësisht rëndësinë e mbrojtjes së ambjentit ku ata jetojnë. Përgjegjësia ndaj ambientit ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e politikave të përgjegjshmërisë sociale të korporatës. Në BKT ne besojmë plotësisht se ndryshimet e mëdha fillojnë duke hedhur hapa të vegjël. Njëkohësisht, Z. Pencabligil uroi që kjo nismë të vijojë gjersa Tiranës t’i jenë shtuar deri në 1 milion pemë.

Z. Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij ndaj BKT duke vënë në dukje dhurimet e kryera ndër vite për përmirësimin e jetesës në komunitet. “Ju falenderoj shumë për donacionin. Unë e di që në Shqipëri ka shumë nevoja, por donacioni është dicka që do t’i mbetet qytetit. Ju falenderoj me gjithë zemër ju dhe klientët tuaj, sepse besoj që ethosi dhe etika e bankës tuaj reflekton dhe vlerën e klientëve tuaj. Fakti që po investoni në pemë, i bën të gjithë klientët tuaj të mendojnë që janë pjesë e këtij aktiviteti.” 

BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 3.7 miliard dollarë dhe 2.9 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej 94 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 27 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al
 

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim