BKT ndihmon familjet në nevojë të 50 nxënësve të shkollës Mustafa Kemal Ataturk
Tiranë, 16 nëntor 2012 – Banka Kombëtare Tregtare, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, në kuadër të politikave të përgjegjshmërise sociale dhuroi sot 50 pako me ndihma për familjet e 50 nxënësve të Shkollës Mustafa Qemal Ataturk në Zall Herr.
Shpërndarja e pakove, të cilat përmbanin ushqime dhe materiale të tjera pastrimi dhe higjiene të mjaftueshme për të përballuar nevojat e një muaji, u bë në praninë e Zv. Ambasadores së Republikës së Turqisë në Tiranë, znj. Bengu Tetik, si dhe përfaqësuesve nga BKT z. Cuneyt Eriguc dhe z. Fatih Karli.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
