Lajmërime

BKT NXJERR PRODUKTE TË REJA NË MBËSHTETJE TË BUJQËSISË
Tiranë (21 shtator, 2012) - Banka Kombëtare Tregtare (BKT), në kuadër të nismës për mbështetje të bujqësisë, ka nxjerrë në treg sot një produkt të ri kredie për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që operojnë në fushën e bujqësisë, Kredinë BKT AGRO.

Në aktivitetin e zhvilluar sot në kuadrin e Panairit të Agrobiznesit dhe Turizmit, ku morën pjesë Zv. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Z. Ndoc Fasllia, Presidenti i KASH Z. Enver Ferizaj, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Seyhan Pencabligil, në fjalën e tij të hapjes, Drejtori i Grupit të Bankingut Tregtar, Z. Pekhan Isipek, tha se sektori i bujqësisë është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Për këtë arsye BKT ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj në zhvillimin e sektorit bujqësor, duke u lejuar operatorëve të ndryshëm në këtë sektor aksesin në kapital, një sfidë kjo që deri më sot ka penguar zhvillimin e bujqësisë dhe investimet në këtë fushë.

Z. Fasllia, duke falenderuar BKT-në për kontributin e madh që ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e sektorit bujqësor në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), bëri thirrje për një vëmendje më të madhe kundrejt zhvillimeve në bujqësi.

Z. Ferizaj vlerësoi kontributin e BKT-së qoftë si sponsor kryesor i Panairit të Agrobiznesit dhe Turizmit, qoftë edhe për arritjen e finalizimit të marrëveshjes me USAID për financimin e bujqësisë deri në shumën prej 15 milionë euro.

Z. Pencabligil theksoi rëndësinë jetike të zhvillimit bujqësor për ta kthyer vendin në vetëmjaftues në kuadrin e plotësimit të nevojave për produktet bujqësore.

Kredia BKT AGRO e sapo prezantuar nga BKT, është e ndarë në tre segmente; Agro Kredi Speciale, Agro Kredi Suport dhe Agro Kredi. Dizenjimi i segmenteve është bërë në mënyrë që të plotësojë sa më mirë nevojat për kreditim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fushën e bujqësisë. 

BKT është banka e dytë më e madhe në  Shqipëri  me 2.1 miliard dollarë asete dhe 1.7 miliard  dollarë depozita . BKT është banka më e vjetër tregtare në vend , me një rrjet prej 81 degësh , 58 prej të cilave ndodhen në Shqipëri  dhe 23 në Kosovë , duke e renditur BKT-në si banka më e madhe në rajon. BKT është vlerësuar së fundmi si “Banka më mirë  në Shqipëri për vitin 2012” nga revista e shquar Euromoney, duke ndjekur vlerësime të tilla si “Banka më e mirë  në Shqipëri për vitin 2011”si nga revistat prestigjioze angleze “THE BANKER” dhe “EMEA FINANCE”.
 

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim