Lajmërime

BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN “WORK & STUDY”, 2018

Tiranë, Shqipëri (28 Mars, 2018) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT), tashmë prej disa vitesh, mbështet traditën e panairit “Work & Study”, për tu gjendur sa më pranë kërkesës së tregut të punës dhe të studimit. Edicioni i 9-të i këtij panairi organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në datat 28-29-30 Mars 2018 në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Gjatë fjalës së tij hapëse, Kryetari i Bashkisë Z. Erion Veliaj u shpreh: “Dua të falenderoj ata që vazhdojnë dhe rikthehen në panair, do të thotë që ka duk, domethënë dhe për kompanitë nuk është një kohë e shpenzuar kot apo para të shpenzuara kot. Për të gjithë ata që na ndjekin bëni gati CV dhe hajde bëjmë një xhiro se askush nuk do vij të ofrojë vende pune nëpër kafe.”

Banka Kombëtare Tregtare, me rrjetin e saj të gjerë prej 94 degësh në Shqipëri dhe Kosovë ndihet krenare me ekipin e motivuar dhe profesional që kanë lënë gjurmë në suksesin e saj. Me anë të panairit “Work & Study” BKT fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për praktika të ndryshme profesionale si dhe në pozicionet vakante të punës për të vijuar rrugën drejt suksesit individual dhe të korporatës.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.