Ky vlerësim për të katërmbëdhjetën herë, prej një nga revistave më të rëndësishme financiare në botë, konfirmon performancën e qëndrueshme të BKT-së ndër vite dhe rolin e saj si një ndër institucionet më të besueshme dhe më novatore në sektorin bankar shqiptar dhe është një dëshmi e qartë e angazhimit të BKT për novacion, cilësi shërbimi, përfshirje financiare dhe zhvillim të qëndrueshëm.
EMEA Finance, një nga revistat më të rëndësishme financiare në botë që ndjek zhvillimet në tregjet financiare në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, vlerëson çdo vit bankat dhe institucionet më të mira financiare. Këto vlerësime tregojnë që bankat evropiane mbeten në gjendje të mirë dhe vërtetojnë se industria financiare mund të përballojë kriza financiare. Zhvillimet dixhitale që janë bërë gjatë dekadës së fundit mbeten thelbësore dhe të vlefshme, ndërsa qasja në shërbimet financiare është duke u bërë më e lehtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Përgjatë njoftimit të fituesve, EMEA Finance deklaroi: “Me shërbimet dixhitale tashmë të përhapura gjerësisht në sektorin bankar, bankat tona fituese kanë zhvilluar kapacitete të rëndësishme dixhitale dhe po përdorin në mënyrë të zgjuar inteligjencën artificiale. Sektori bankar parashikohet të përbëjë 20% të shpenzimeve globale për AI deri në vitin 2028. Shumë prej fituesve tanë kanë hyrë tashmë në fazën e ardhshme të implementimit të AI, duke identifikuar raste të qarta përdorimi dhe duke avancuar ndërveprimin me klientët drejt personalizimit të plotë të shërbimeve.
Për më tepër, fituesit tanë, shumica e të cilëve janë tashmë liderë në adoptimin e AI, pritet të zgjerojnë diferencën me konkurrentët më pak të investuar, duke krijuar avantazhe në rritje në cilësinë e përgjithshme të portofolit të kredisë, mjetet e menaxhimit të riskut, përmirësimin e parandalimit të mashtrimeve dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve kibernetike.
Bankat evropiane po punojnë për të tejkaluar pritshmëritë e klientëve dhe rregullatorëve në fushën e financës së gjelbër dhe qëndrueshmërisë. Në fakt, shumë prej fituesve tanë janë tashmë përpara objektivave dhe standardeve që kanë vendosur disa vite më parë.
Ne mbetemi entuziastë për të vlerësuar produktet dhe shërbimet inovative të prezantuara gjatë vitit, si dhe për të theksuar arritje specifike, përfshirë mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe krijimin e aksesit në financë përmes produkteve dhe shërbimeve të gjithë përfshirjes financiare.