Lajmërime

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të “Banka Kombëtare Tregtare Sh.A.” në kategorinë e nivelit të investimit me cilësinë më të lartë të kreditit dhe ka konfirmuar Vlerësimin Afatgjatë Kombëtar të Kreditit për Emëtuesin në ‘AAA (alb)’ dhe Vlerësimin Afatshkurtër Kombëtar të Kreditit për Emëtuesin në ‘J1+ (alb)’ me perspektivë ‘E qëndrueshme’. Nga ana tjetër, Vlerësimet Afatgjata Ndërkombëtare për Monedhë të Huaj dhe Vendase dhe perspektivat e tyre janë përcaktuar si ‘BB+/E qëndrueshme’ në përputhje me vlerësimet dhe perspektivat e vlerësimeve sovrane të Shqipërisë.

Banka Kombëtare Tregtare Sh.A. (referuar si “Banka” ose “BKT”) është një entitet i konsoliduar që përfshin operacione bankare në Shqipëri, Kosovë dhe Albania Leasing. Historia e Bankës me emrin aktual daton që nga viti 1993, kur u themelua pas bashkimit të Bankës Tregtare Shqiptare dhe të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Banka është në pronësi të Çalık Holding A.Ş. (këtej e tutje referuar si ‘Çalık Holding’), një konglomerat i njohur me bazë në Turqi, i cili e bleu BKT-në në vitin 2009. Si banka më e vjetër dhe më e madhe tregtare në Shqipëri, Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për sektorin publik & privat, si dhe shërbime bankare me pakicë për individët.

Banka mban pozicion lider në sektorin shumë të përqendruar bankar shqiptar, duke u renditur vazhdimisht e para për sa i përket aktiveve dhe të ardhurave neto deri në gjysmën e parë të vitit 2025. Për shkak të madhësisë së konsiderueshme të aktiveve dhe shkallës së operacioneve, BKT-ja është bankë me rëndësi sistemike në Shqipëri. Banka është e mirëkapitalizuar dhe ruan tregues të shëndetshëm të përfitueshmërisë.

Referuar dates 31 dhjetor 2024, BKT-ja operon kryesisht në Republikën e Shqipërisë përmes 60 degëve dhe 2 agjencive doganore, krahas 23 degëve në Kosovë, të organizuara nën filialin BKT Kosovo Sh.A. Banka ka një force pune prej afërsisht 1,584 punonjësish.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.