Lajmërime

“THE BANKER” RIVLERËSON BKT PËR TË SHTATËN HERË SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI”


Tiranë, Shqipëri  (Dhjetor,  2016) – Si  vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit  në tregun bankar, Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2016” nga një prej revistave më prestigjoze financiare, "The Banker", një publikim i Financial Times. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues z. Mehmet Usta  në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve Banka më e mirë e vitit, e zhvilluar në Londër më 7 dhjetor 2016. Kjo është hera e shtatë 
që BKT merr këtë çmim të nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare.


Z. Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: "Çmimi Banka më e mirë në Shqipëri për të shtatin vit, është një tregues i performancës së jashtëzakonshme që BKT ka arritur gjatë aktivitetit të saj në Shqipëri. I jemi shumë mirënjohës të gjithë klientëve dhe punonjësve për mbështetjen e vazhdueshme e cila bëri të mundur arritjen e këtij suksesi. Unë kam besim të plotë se dedikimi ynë i vazhdueshëm për të arritur standartet më të larta të përsosmërisë do të pozicionojë BKT në elitën e industrisë bankare edhe në vitet në vijim.”

Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil shtoi se: “Ne jemi krenar që për të shtatën herë marrim këtë çmim, i cili tregon dhe vlerëson përpjekjet tona të vazhdueshme për ti shërbyer klientëve me përkushtim gjatë gjithë këtyre viteve. Ky sukses thellon akoma më shumë motivimin tonë për të ngritur sa më lart emrin e BKT dhe për ti shërbyer klientëve edhe më mirë në të ardhmen.”

Së bashku me çmimin "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga The Banker, BKT edhe këtë vit është vlerësuar me tre çmimet më të mëdha të industrisë bankare, duke marrë më parë edhe  "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga "Euromoney" dhe "EMEA Finance".

Rreth The Banker
The Banker është një nga burimet më të rëndësishme bankare dhe financare në botë, duke ofruar ekspertizën e saj ndërkombëtare në sektorin financiar që prej vitit 1926, dhe aktualisht është duke festuar 90 vjetorin e themelimit të saj. The Banker lexohet në mbi 180 vende dhe është burimi kryesor i të dhënave dhe analizave për industrinë bankare, duke vlerësuar dhe renditur bankat që nga viti 1970.


Rreth BKT
BKT, e themeluar në 1925,  është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 3.1 miliard dollarë dhe 2.4 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet  rrjetit prej 91 degësh, 65 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al
 

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.