Lajmërime

25 Maj 2022, Ditë Pushimi për BKT Degët e Tiranës!
 
Të nderuar Klientë!
 
Ju informojmë se për shkak të masave të marra nga Qeveria, Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Policisë lidhur me ndeshjen e futbollit për finalen e UECL në Tiranë, nesër, datë 25 Maj 2022 degët e BKT-së në Tiranë përfshirë Kamzën dhe Vorën do të jenë të mbyllura. Të gjithë Degët jashtë Tiranës do të jenë operative sipas orarit zyrtar.  Degët e Tiranës do të fillojnë aktivitetin më datë 26 Maj 2022.
 
Për shërbime të ndryshme bankare, ju inkurajojmë të përdorni kanalet tona digjitale:
 
  • Dega Internet
  • BKT Smart
  • Smart BanKomaT
  • AloBKT
 
Ju faleminderit!

Njoftime të tjera

Kushtet e punës
Kushtet e punës
BKT mbështet nismat për edukimin financiar
​Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me DSIK Albania dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) mbështet nismat për edukimin financiar tek brezi i ri dhe jep kontributin e saj me trajnime të formave të ndryshme për krijimin e kulturës edukativo-financiare tek fëmijët.
BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E PUNËS DHE AFTËSIVE NË DURRËS 2022
Tiranë, Shqipëri (24 Maj, 2022) – Banka Kombëtare Tregtare, mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive organizuar në ambientet e Sheshit “Liria”, Durrës me përfaqësues të mbi 63 bizneseve të cilat ofrojnë 1500 vende të lira pune.