BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E KARRIERËS 2022 NGA UNYT | Banka Kombetare Tregtare

Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (19 Maj, 2022) – Banka Kombëtare Tregtare, tashmë prej disa vitesh është pjesë e Panairit të Karrierës organizuar në ambientet e kampusit të UNYT, me përfaqësues të mbi 40 kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky panair është një mundësi unike dhe e domosdoshme për të rinjtë qëllimi i të cilit është konsolidojë marrëdhëniet me ta, për t’i ndihmuar ata drejt arritjeve personale dhe profesionale në zhvillimin e kapaciteteve.

BKT ofron praktika mësimore, për të gjithë studentët që do të shprehin dëshirën e tyre të mësojnë nga ekspertët tanë, janë të mirëpritur të na bashkohen për të zhvilluar praktikat tyre mësimore.

Banka Kombëtare Tregtare, me rrjetin e saj të gjerë prej 61 degësh në Shqipëri ndihet krenare me ekipin e motivuar dhe profesional që kanë lënë gjurmë në suksesin e saj. Me anë të panairit BKT fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për praktika të ndryshme profesionale si dhe në pozicionet vakante të punës për të vijuar rrugën drejt suksesit individual dhe të korporatës.

Njoftime të tjera

BKT - Pushim datat 27-28-29 Nëntor 2023!
Ju informojmë se në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave, të gjitha degët e BKT-së do të jenë pushim në datat 27-28-29 Nëntor 2023.
Kushtet e punës - Efektive prej datë 06 Dhjetor 2023
Kushtet e punës Individ dhe Biznes - Efektive prej datë 06 Dhjetor 2023
Zhvendosje e degës ''Durrës''
Ju informojmë se duke filluar nga 01.11.2023 Dega ‘’Durrës’’ do të rikthehet në degën