Lajmërime

Ditën e sotme në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, u organizua Panairi i Punës 2022.

Stafi i fakultetit së bashku me studentët mirëpritën mbi 60 kompani pjesëmarrëse nga sektori bankar, konsulencës, telekomunikacionit, turizmit, transportit dhe shoqatat e biznesit, të cilat përmes prezantimeve, fletushkave e materialeve tjera u prezantuan studentëve mundësitë e punësimit. Studentët patën mundësi të informoheshin për praktika mësimore dhe punësimi të ofruara nga të gjitha kompanitë pjesëmarrëse.

Qëllimi i këtij panairi është bashkëpunimi mes komunitetit të biznesit dhe studentëve, duke theksuar faktin se Fakulteti i Ekonomisë si institucion ka për detyrë përveç formimit akademik, të kontribuojë edhe në atë profesional.

Fakulteti Ekonomik vazhdon tē jetë mbështetës i përhershëm për fillimin e karrierës së studentëve gjatë gjithë rrugëtimit të tyre akademik.

Njoftime të tjera

Njoftim për ndërprerje të përkohshme të disa shërbimeve për shkak të përditësimit të sistemit qendror të bankës
Njoftim për Klientët
Njoftim për Klientët