Lajmërime

Banka Kombëtare Tregtare në vijim të urdhërit të nxjerrë nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë datë 17 Mars 2020 dhe me qëllim ardhjen në ndihmë të klientëve tanë për kalimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19, dëshiron të njoftojë të gjithë klientët e saj, individë dhe biznes, të cilët kanë kredi, kartë krediti apo overdraft se:

  1. Kredimarrësit të cilët kërkojnë shtyrje të pagesave deri më datë 31.05.2020 duhet të komunikojnë me bankën duke argumentuar arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrjen e kërkuar. Ju lutem të mbani në konsideratë që nisur nga data 01 Qershor 2020, kredimarrësit duhet të paguajnë këstet e shtyra për periudhën 13 Mars 2020 -31 Maj 2020.
  2. Asnjë klient kredimarrës i BKT-së, qoftë ky klient që ka bërë kërkesë për shtyrje pagesash ose klient që nuk ka bërë kërkesë, nuk do të paguajë penalitete apo kamatvonesa për pagesat e vonuara deri në datën 31 Maj 2020. Kjo e fundit është një vendimarrje e BKT-së për ti ardhur në mbështetje klientëve tanë në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Kredimarrësit individë dhe biznes të cilët kërkojnë shtyrje të pagesave deri më datë 31.05.2020, janë të lutur të plotësojnë formularët e mëposhtëm të aplikimit për shtyrje të pagesave të kësteve. Shkarkoni formularin e mëposhtëm, plotësojeni dhe dërgojeni formularin e plotësuar me email në adresën tonë zyrtare: info@bkt.com.al ose dërgojeni të printuar në degën ku ju jeni klientë.

Njoftime të tjera

Njoftim për Klientët
Ju bëjmë me dije se, për shkak të një ndërhyrje me qëllim përmirësimin e sistemit, ditën e shtunë
Njoftim për shërbimet bankare dixhitale
Ju bëjmë me dije se, për shkak të mirëmbajtjes së sistemeve, shërbimet bankare dixhitale nuk do të jenë funksionale
Kushtet e punës - Efektive prej datë 02 Prill 2024
Kushtet e punës Individ dhe Biznes - Efektive prej datë 02 Prill 2024