Lajmërime

I nderuar klient,

Ju njoftojmë se sipas dispozitave të Ligjit nr 4 datë 31.01.2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare” Banka Kombëtare Tregtare si një nga Institucionet Financiare në Shqipëri është  e detyruar të përcaktojë masat e nevojshme për të identifikuar vendin ku klientët e tyre janë rezident tatimore si dhe numrin identifikues tatimor në vendin përkatës.

Ju lutemi të paraqiteni pranë degëve të Bankës Kombëtare Tregtare për të plotësuar Rezidencën Tatimore dhe Numrin e Identifikimit Tatimor. Këto të dhëna do të plotësohen nga të gjithë klientët e Bankës.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të OECD-së www.oecd.org , faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve www.tatime.gov.al  ose konsultohuni me një konsulent fiksal/ autoritet tatimor lokal.<

Faleminderit

Njoftime të tjera

Njoftim për Klientët
Ju bëjmë me dije se, për shkak të përditësimeve në portalin E-Albania, nga data 15 Maj ora 22:00 deri në datën 18 Maj ora 08:00,
Njoftim për Klientët
Këshilla Sigurie
Ju lutemi të mbani parasysh se bankat nuk kërkojnë asnjëherë PIN-in, fjalëkalimet, kodet e verifikimit,