Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (9 Korrik, 2021) – Banka Kombëtare Tregtare është bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja VI.

BKT mbështet evente që janë të fokusuar në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike dhe personale, të cilat ofrojnë mundësi të përshtashme për të gjithë të rinjtë duke i ndihmuar ata në zhvillimin e një karriere të suksesshme. Thirrja e gjashtë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.

BKT si mbështetëse e rregullt e këtyre organizimeve, ofron praktika për ata që janë të interesuar. Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive. Thirrja është e hapur deri më 31 Korrik 2021.

BKT Kërkon gjithsej 20 praktikantë sipas ndarjes:

  • BKT Tiranë, kërkon (10) praktikantë me profile studimi: Ekonomi/Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • BKT Durrës, kërkon (2) praktikantë me profile studimi: Ekonomi/Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • BKT Shkodër, kërkon (2) praktikantë me profile studimi: Ekonomi/Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • BKT Elbasan, kërkon (2) praktikantë me profile studimi: Ekonomi/Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • BKT Korçë, kërkon (2) praktikantë me profile studimi: Ekonomi/Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • BKT Vlorë, kërkon (2) praktikantë me profile studimi: Ekonomi/Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Profili i BKT-së në program: http://praktika.arsimi.gov.al/?project=praktike-prane-banka-kombetare-tregtare

Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.arsimi.gov.al/

 

Njoftime të tjera

Kushtet e punës
Kushtet e punës
BKT mbështet nismat për edukimin financiar
​Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me DSIK Albania dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) mbështet nismat për edukimin financiar tek brezi i ri dhe jep kontributin e saj me trajnime të formave të ndryshme për krijimin e kulturës edukativo-financiare tek fëmijët.
BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E PUNËS DHE AFTËSIVE NË DURRËS 2022
Tiranë, Shqipëri (24 Maj, 2022) – Banka Kombëtare Tregtare, mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive organizuar në ambientet e Sheshit “Liria”, Durrës me përfaqësues të mbi 63 bizneseve të cilat ofrojnë 1500 vende të lira pune.