1. Cilat janë kushtet e Super Kredisë dhe çfarë dokumentacioni nevojitet?
Kushtet e kredisë dhe dokumentacionin e nevojshëm mund ta gjeni duke klikuar ne linkun:
2. Në cilën degë mund të aplikoj për të marrë Super Kredi?
Ju mund te aplikoni për kredi në çdo degë të BKT-së, pa u kufizuar në degën në të cilën keni celur llogarinë personale.
3. A mund të përfitoj Super Kredi pa dorëzanës?
Ju mund të përfitoni Super Kredi pa dorezanës deri në shumën ALL 500,000 . Për më shumë mund t’i referoheni kushteve të produktit duke klikuar ne linkun:
Super Kredi
4. Mund të marr Super Kredi për të investuar në biznes?
Kjo kredi i ofrohet vetëm individëve, të ardhurat e të cilëve rrjedhin nga paga dhe/ose qiraja. Personat që sigurojnë të ardhurat e tyre duke kryer një veprimtari private nuk janë subjekt i kredisë. Përjashtim bëjnë vetëm te vetëpunësuarit profesioniste(si p.sh. avokate, mjek, etj).
5. Sa eksperiencë pune duhet të kem për të përfituar Super Kredinë?
Nese je i punësuar në sektorin publik , nevojitet të paktën 6 muaj i punësuar në të njëjtin pozicion pune. Nëse je punonjës në sektorin privat nevojitet minimumi 1 vit të punesuar ne të njëjtin pozicion pune. Ne cdo rast duhet te keni të pakten 1 vit eksperiencë pune në total.
6. Për sa kohë aprovohet Super Kredia?
Nëse i gjithe dokumentacioni dhe informacioni përkatës është i plotësuar, aprovimi kryhet brenda 24 oreve nga momenti I aplikimit.
7. Si mund të paguaj këstet e Super Kredisë?
Nëse keni gjëndje të mjaftueshme në llogari për pagesën e këstit, pagesa do të mbahet në mënyrë automatike. Në rast të kundërt, mund të paraqiteni në cdo degë të BKT-së për të kryer pagesën e këstit.