FATCA

Çfarë është FATCA?

Akti i Përputhshmërisë Tatimore në Llogaritë e Huaja është një legjislacion i cili u miratua në vitin 2010 nga Kongresi Amerikan për të luftuar evazionin fiskal nga taksapaguesit amerikanë që përdorin ose disponojnë llogari të huaja financiare.
Zbatimi i këtij legjislacioni kontrollohet nga Departamenti të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe autoriteti i Internal Revenue Service (Shërbimi i Brëndshëm i të Ardhurave- IRS).
 
Duke filluar nga data 1 Korrik 2014 Bankat dhe institucione e tjera financiare pjesëmarrëse në Shqipëri, janë të detyruara që në zbatim të FATCA të implementojnë masa identifikimi dhe të kryejnë raportime tek autoritetet tatimore amerikane (IRS), të disa të dhënave të taksapaguesve amerikanë (individ dhe kategori specifike të subjekteve që kanë zotëreues të aksioneve taksapagues amerikan) dhe llogarive financiare që disponojnë.
Procesi i mbledhjes, përpunimit dhe raportimit të të dhënave për qëllime të FATCA kryhet në përputhshmëri të plotë me Ligjin nr. 9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
 
Cdo klient individ i cili është, shtetas, nënshtetas, taksapagues ose rezident tatimor amerikan dhe cdo subjekt i regjistruar në amerikë, degë e një subjekti të regjistruar në amerikë ose subjekt që përgjatë një viti financiar ka më shumë 50% të të ardhurave nga burime pasive duhet të plotësojnë të dhënat e nevojshme në formularët e listuar mëposhtë.
 
Për më shumë infromacion mund të drejtoheni në faqen zyrtare të autoritetit të IRS:    https://www.irs.gov/businesses/corporations/foreign-account-tax-compliance-act-fatca
 
Më poshtë formularët dhe dokumentat e aplikueshëm për FATCA:
 
Forma W-9
Forma W-8-BEN
Forma W-8BEN-E
Deklarata e pëlqimit