BKT WhatsApp and Messenger Chatbot
Banka Kombëtare Tregtare ju jep mundësinë të merrni një informacion të përgjithshëm dhe udhëzime mbi produktet tuaja bankare si dhe të produkteve dhe shërbimeve që BKT ofron, në vendin dhe kohën që dëshironi duke përdorur shërbimin e BKT Whatsapp Chatbot në numrin +355674000018, ose shërbimin e Messenger Chatbot në Facebook në profilin zyrtar të Bankës Kombëtare Tregtare. Për t’ju siguruar me një përvojë të pasur komunikimi dhe të kontaktoni bankën tuaj nga kudo, kemi zgjedhur aplikacionin WhatsApp dhe Messenger Chatbot për të qenë më afër klientëve tanë. BKT Whatsapp dhe Messenger Chatbot është një platformë me mesazhe automatike të paramenduara për telefonat celularë, i cili lejon ndërveprimin pa pasur nevojë të paguani për SMS. Klientët duhet të kenë aktive një linjë interneti gjatë përdorimit të WhatsApp dhe Messenger Chatbot dhe nuk ka kosto shtesë për marrjen e mesazheve. Në këtë platformë klientët nuk ndërveprojnë me agjentët e Contact Center. Klientët mund të zgjedhin nga lista e veprimeve për të marrë informacionin e kërkuar, duke zgjedhur nga menutë e paramenduar.
Pse të përdorni BKT Whatsapp dhe Messenger Chatbot:
- Shpejtësi: Duke kontaktuar nëpërmjet BKT Whatsapp ose Messenger Chatbot, ju do të keni një shërbim më të shpejtë
- Pa Tarifa shtesë: BKT WhatsApp dhe Messenger Chatbot përdor lidhjen e internetit të telefonit tuaj (4G / 3G / 2G / EDGE ose Wi-Fi) i cili ju lejon të merrni mesazhe automatike sipas përzgjedhjes së menuve të paramenduara dhe ju nuk duhet të paguani për çdo mesazh që dërgoni.
- Jo Tarifa Ndërkombëtare: Nuk ka asnjë pagesë shtesë për të ndërvepruar me mesazhet automatike të WhatsApp ose Messenger Chatbot ndërkombëtarisht. Komunikoni nëpër botë duke shmangur tarifat ndërkombëtare për SMS.
Si të kontaktoni shërbimin e BKT Whatsapp Chatbot:
- Ruani numrin e BKT Whatsapp Chatbot në kontaktet e telefonit tuaj; +355674000018. Në mënyrë që të dërgoni mesazhe me BKT Whatsapp Chatbot, numri duhet të jetë i ruajtur në kontaktet e telefonit tuaj.
- Shkarkoni WhatsApp për telefonin tuaj. Aplikacioni është në dispozicion në faqen zyrtare të Whatsapp dhe në iTunes App Store dhe Android Marketplace.
- Hapni aplikacionin nga telefoni juaj. Krijoni një llogari WhatsApp që do të jetë i lidhur me numrin e telefonit tuaj. Lejoni WhatsApp për të sinkronizuar kontaktet tuaja në mënyrë që të dërgoni mesazhe.
- Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj Whatsapp, ju do të shihni të gjitha kontaktet tuaja që tashmë kanë një llogari WhatsApp, ku do të gjeni edhe BKT WhatsApp Chatbot.
- Zgjidhni nga lista e kontakteve numrin e telefonit të BKT WhatsApp Chatbot dhe dërgoni një mesazh për të nisur ndërveprimin me këtë shërbim.
- Zgjidhni nëpërmjet numrave respektiv menunë për të marrë informacionin mbi problematikën ose informacionin e zgjedhur.
Si të kontaktoni shërbimin e BKT Messenger Chatbot:
- Hyni në Facebook dhe kërkoni profilin zyrtar të Bankës Kombëtare Tregtare
- Zgjidhni opsionin Dërgo një Mesazh (Send a Message) dhe automatikisht do të hapet aplikacioni i Messenger (nëse e keni të instaluar dhe nëse jo do ju kërkohet ta instaloni)
- Dërgoni një mesazh për të nisur ndërveprimin me këtë shërbim
- Zgjidhni nëpërmjet menuve respektive nënmenunë duke klikuar mbi të për të marrë informacionin mbi problematikën ose informacionin e zgjedhur.
Çfarë informacioni mund të merrni duke kontaktuar në BKT Whatsapp ose Messenger Chatbot?
Sapo të dërgoni një mesazh në shërbimin BKT WhatsApp ose Messenger Chatbot merret mesazhi automatik i përshëndetjes dhe më pas kërkohet ndërveprimi me klientin, mbi përzgjedhjen e tipit të klientit. Ju duhet të shtypni në tastierën tuaj të telefonit numrin përkatës për të marrë informacionin mbi kategorinë ose menunë e listuar për BKT WhatsApp Chatbot, ose të zgjidhni një nga kategoritë duke klikuar mbi menunë që doni nëse jeni në shërbimin e BKT Messenger Chatbot:
- Për Individ
- Për Biznes
Nëse keni zgjedhur Individë, do të shfaqet lista e menuve me numrat respektiv. Ju duhet të shtypni në tastierën tuaj të telefonit numrin përkatës për të marrë informacionin mbi kategorinë ose menunë e listuar nëse po përdorni BKT WhatsApp Chatbot dhe të klikoni mbi menunë përkatëse nese jeni në BKT Messenger Chatbot.
Ju mund të merrni informacion për:
- Kanalet Online, këtu mund të merrni informacion se si të veproni për informacione ose problematika në Degën Internet ose BKT Smart, mbi:
- Regjistrimin (hapat dhe problematika të ndryshme gjatë regjistrimit)
- Hyrjen (hapat dhe problematika të ndryshme gjatë hyrjes)
- Veprimet (si dhe ku të raportoni një problematikë)
- Depozito Cash në ATM, mund të merrni informacion se si të veproni për informacione ose problematika mbi depozitimin CASH në ATM e BKT:
- Hapat e Depozitimit CASH (si të kryeni një depozitim)
- Probleme me depozitimet (si dhe ku të raportoni një problematikë)
- Llogaritë në BKT, mund të merrni informacion se si të veproni dhe të merrni informacion mbi llogaritë rrjedhëse ose të kursimit:
- Llogari Rrjedhëse e re (si të hapni një llogari të re nëse jeni apo jo klienti i BKT)
- Numri i Llogarisë Rrjedhëse (ku të merrni këtë informacion)
- Kodi IBAN i Llogarisë Rrjedhëse (ku të merrni këtë informacion)
- Gjendja e Llogarisë Rrjedhëse (ku të merrni këtë informacion)
- Llogari Kursimi e re (si të hapni një llogari të re nëse jeni apo jo klienti i BKT)
- Numri i Llogarisë së Kursimit (ku të merrni këtë informacion)
- Kodi IBAN i Llogarisë së Kursimit (ku të merrni këtë informacion)
- Gjendja e Llogarisë së Kursimit (ku të merrni këtë informacion)
- Depozitat, mund të merrni informacion se si të veproni dhe të merrni informacion mbi:
- Depozite e re (si dhe ku të hapni një depozitë të re)
- Informacion mbi depozitat (ku të shihni depozitat ekzistuese)
- Faturat Utilitare (si dhe ku të paguani faturat utilitare)
- Rimbushje Celulari (si dhe ku të kryeni një rimbushje)
- Kreditë, mund të merrni një informacion të përgjithshëm mbi:
- Kredi Personale
- Overdraft
- Kredi për Shtëpi
- Raporto një ankesë/ sugjerim (si dhe ku të raportoni një ankesë/ sugjerim)
- Contact Center
- Formular nga faqja zyrtare
- Postë zyrtare
- Dega Internet/ BKT Smart
- Media sociale
Nëse keni zgjedhur Biznes, do të shfaqet lista e menuve me numrat respektiv. Ju duhet të shtypni në tastierën tuaj të telefonit numrin përkatës për të marrë informacionin mbi kategorinë ose menunë e listuar nëse po përdorni BKT WhatsApp Chatbot dhe të klikoni mbi menunë përkatëse nese jeni në BKT Messenger Chatbot.
Ju mund të merrni informacion për:
- Kanalet Online, këtu mund të merrni informacion se si të veproni për informacione ose problematika në Degën Internet ose BKT Smart, mbi:
- Regjistrimin (hapat dhe problematika të ndryshme gjatë regjistrimit)
- Hyrjen (hapat dhe problematika të ndryshme gjatë hyrjes)
- Veprimet (si dhe ku të raportoni një problematikë)
- Kalim Pagash (hapat që duhet të ndiqni)
- Pagese Taksash (hapat që duhet të ndiqni)
- Depozito Cash në ATM, mund të merrni informacion se si të veproni për informacione ose problematika mbi depozitimin CASH në ATM e BKT:
- Hapat e Depozitimit CASH (si të kryeni një depozitim)
- Probleme me depozitimet (si dhe ku të raportoni një problematikë)
- Llogaritë në BKT, mund të merrni informacion se si të veproni dhe të merrni informacion mbi llogaritë rrjedhëse ose të kursimit:
- Llogari Rrjedhëse e re (si të hapni një llogari të re nëse jeni apo jo klienti i BKT)
- Numri i Llogarisë Rrjedhëse (ku të merrni këtë informacion)
- Kodi IBAN i Llogarisë Rrjedhëse (ku të merrni këtë informacion)
- Gjendja e Llogarisë Rrjedhëse (ku të merrni këtë informacion)
- BKT POS, mund të merrni informacion mbi POS:
- POS i Ri (si të marrësh një POS të ri)
- Probleme me POS (si të kontaktosh për të raportuar një problem teknik të POS)
- Faturat Utilitare (si dhe ku të paguani faturat utilitare)
- Rimbushje Celulari (si dhe ku të kryeni një rimbushje)
- Raporto një ankesë/ sugjerim (si dhe ku të raportoni një ankesë/ sugjerim)
- Contact Center
- Formular nga faqja zyrtare
- Postë zyrtare
- Dega Internet/ BKT Smart
- Media sociale
Shënim: BKT ju rekomandon të mos ndahen informacione/ të dhëna personale nëpërmjet shërbimit BKT WhatsApp and Messenger Chatbot.
Për të marrë informacion të detajuar, ju lutemi të kontaktoni në shërbimin 24 orë në 7 ditë të javës të Contact Center në numrin e telefonit +35542266288.