Udhëzime mbi sigurinë

Udhëzime mbi Sigurinë

  1. Mos i jepni të dhënat e kartës personave të tjerë.
  2. Memorizoni dhe mbani të fshehtë PIN-in tuaj. Ndryshojeni atë sa herë që dyshoni që dikush mund ta ketë kopjuar apo zbuluar. PIN-in mund ta ndryshoni fare lehtë dhe në çdo moment nëpërmjet ATM-ve të BKT-së;
  3. Vendosja e numrit PIN në terminalet POS/ ATM/ IVR të mos kryhet nga askush tjetër përveç jush;
  4. Gjatë kohës që kryeni një pagesë, sigurohuni që karta të jetë nën vëzhgimin tuaj gjatë gjithë kohës;
  5. Mos lejoni askënd tjetër të përdorë kartën tuaj; Mbajini ato në një vend të sigurtë dhe kontrollojini periodikisht nëse janë në rregull.
  6. Mos e përdorni asnjëherë kartën ose PIN-in tuaj në terminale POS/ATM/INTERNET të cilat nuk duken të besueshme;
  7. Nëse keni dyshime se karta ose informacioni i kartës suaj është vjedhur, kontaktoni menjëherë BKT;
  8. Për përdorimin në internet, sigurohuni që faqja ku po kryeni transaksionin të jetë e çertifikuar me SSL, https:// në vend të http://;
  9. Kontrolloni vazhdimisht gjendjen e llogarisë suaj nëpërmjet ATM-së, Degës “Internet”, BKT Smart, IVR.
  10. Fjalëkalimet dhe kodet e sigurise duhet të mbahen sekret. Këto nuk duhet të shkruhen diku apo t’u jepen njerëzve të tjerë për t’u përdorur, e as të jepen nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet email-it. Sigurohuni që askush nuk mund t’iu shohë ndërsa jeni duke shkruar fjalëkalimin apo PIN-et tuaja. Fjalëkalimet duhet të jenë të zgjedhura në mënyrë që të mos jenë të lehta për t’u gjetur apo marrë me mend, si dhe duke shmangur informacione standarde personale si psh: ditëlindjen tuaj, emrin tuaj apo të afërmve tuaj etj.
  11. Asnjëherë mos jepni të dhëna konfidenciale ose personale me postë elektronike ose me ndonjë mjet tjetër, edhe nëse kërkesa ngjan sikur është bërë nga një burim i ligjshëm i besueshëm. BKT nuk do t’iu kërkojë kurrë të dhënat tuaja personale pa qënë të pranishëm.
  12. Mos jepni informacione të tjera konfidenciale pa konfirmuar se faqja zyrtare është e sigurtë. Kontrolloni nëse adresa fillon me https:// ndjekur nga emri përkatës i faqes së kërkuar dhe se faqja tregon një dryn në shiritin e saj diku poshtë apo më sipër.
  13. Mos lejoni asnjë person tjetër të përdorë pajisjen tuaj ndërkohë që ju jeni të loguar në Internet/Mobile Banking/ Telephone Banking
  14. Instaloni software kundër viruseve dhe mbajeni të përditësuar gjatë gjithë kohës. Nëse nuk është i përditësuar është e njësoj sikur të mos keni fare.
  15. Përdorni një firewall për të filtruar trafikun e internetit për hyrjet dhe daljet në kompjuterin tuaj.
  16. Qëndroni vigjilentë për përditësime të sigurisë të ofruara nga prodhuesit e besueshëm të software-ve dhe zbatojini ato në përputhje me udhëzimet e ofruara.
  17. Mos hyni në linqe apo çdolloj faqe që kërkon nga ju që t’i jepni informacione sensitive personale apo konfidenciale ose ju lejon ju të kryeni transaksione bankare. Gjithmonë shkruani adresën e plotë të faqes që ju dëshironi për të hyrë në shfletuesin përkatës (browser).
  18. Mos i hapni mesazhet e postës elektronike pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe subjektit. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me origjinën e mesazhit fshijeni atë menjëherë dhe mos hapni asnjë skedar apo dokument të bashkëngjitur që mesazhi i postës elektronike mund të përmbajë.
  19. Mos bëni asnjë transaksion bankar në kompjuterat e hapura për publikun (psh internet kafe). Lloje të ndryshme të programeve mundësojnë hakerat për të hyrë në të dhënat tuaja të llogarisë dhe të dhëna personale përmes kompjuterëve të cilat janë të hapura për publikun.
  20. Tregoni vemendje që të mos përdorni faqet e internetit të cilat janë të hapura përmes postës elektronike ose platformave të tjera.
  21. Mbani pajisjet që ju përdorni për të hyrë në online banking të siguruara mirë. Siguroni çdo pajisje (tabletë, smartphone, PC, laptop, etj) që përdoret për të hyrë në online banking të jetë e përditësuar nga ana e sigurisë. Kjo përfshin software të tilla si anti-malware\anti-virus\firewall etj. Mos përdorni software piratë. Mbyllini pajisjet tuaja me një fjalëkalim, dhe sigurohuni që keni dalë nga faqja nëse keni përfunduar veprimet bankare online.
  22. Raportoni çdo incident apo ndonjë dyshim që keni, pranë bankës. Njoftoni menjëherë BKT-në në qoftë se ju mendoni se ka diçka të gabuar apo të dyshimtë, dhe ndiqni udhëzimet e dhëna.
  23. Në rast se ju përdorni Aplikacionin Mobile Banking BKT Smart:
    • Aktivizoni kodin e bllokimit të pajisjes tuaj. (PIN LOCK apo të ngjashëm)
    • Mos i ruani të dhënat tuaja të tilla si PIN, OTP, CIF, PAN, Credit/Debit Card, Fjalëkalime etj, në pajisjen tuaj smart phone. Gjithmonë mbajeni me kujdes smart phone tuaj kështu që askush nuk mund të shohë të dhënat tuaja ndërsa ju hyni në BKT Smart.
    • Përdorni vetëm versionin e përditësuar të sistemit të pajisjes tuaj. IOS/Android
    • Nëse është e mundur nga prodhuesi i smart phone tuaj, përdorni software të përditësuar të anti viruseve dhe një firewall personal
    • Pasi keni përfunduar veprimet tuaja bankare, ju lutem klikoni në butonin dalje të sigurt dhe duke mbyllur shfletuesit tuaj të bankingut online (E-Banking/BKT Smart)
    • Për një përdorim të sigurt të aplikacioneve ju rekomandojmë të mos përdorni aparate rooted/jailbroken, që kanë thyer garancinë e prodhuesit