Çfarë është Para Xhepi?
Të gjithë klientët e BKT të pajisur me një kartë debiti BanKomaT krahas mundësisë që kanë për të tërhequr para nga ATM, i shtohet edhe mundësia e tërheqjes cash nga POS. Shumë thjesht dhe shumë shpejt, mjafton të kryeni një blerje me kartën e debitit BKT BanKomaT në POS e BKT dhe në të njëjtën kohë të kërkoni nga tregtari të tërhiqni Para Xhepi.
Si të përfitojë Para Xhepi?
Për çdo blerje përmes POS me vlerë mbi 500 lekë, Tregtari mund të ofrojë Para Xhepi duke i’u lejuar ju si Kartëmbajtës të tërhiqni deri në 5,000 lekë nga arka e Tregtarit. Blerja dhe Para Xhepi kryhen si një transaksion i vetëm gjatë veprimit të blerjes.
- Tregtari fillimisht vendos në POS shumën e mallit që do të blini
- Konfirmohet dhe më pas vendoset karta e debitit
- Në ekranin e POS shfaqet mesazhi nqs dëshironi para xhepi (cashback).
- Konfirmohet dhe vendoset shuma e parave të xhepit që dëshironi të tërhiqni (gjithmonë shumëfisha te 1,000 lekë).
- Vendoset pin i kartës dhe përfundon veprimi.