Rreth BanKomaT

Rreth Kartës BanKomaT

BanKomaT është kartë debiti e ofruar nga BKT e cila lidhet direkt me llogarinë tuaj, duke ju ofruar akses të plotë të parave tuaja kurdo dhe kudo që ndodheni.

BKT në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare të pagesave Mastercard dhe VISA, ofron kartat e debitit të njohura në tregun ndërkombëtar, Debit MasterCard dhe VISA Electron, të cilat në dorën tuaj vijnë me emrin BanKomaT Debit MasterCard Contactless dhe BanKomaT Visa Electron.

Karta BanKomaT është portofoli juaj i ri. Paratë tuaja janë të sigurta dhe përdorim komod. Me BanKomaT ju mund të tërhiqni para cash nga ATM 24 orë në ditë, 7 ditë në javë si dhe të paguani në çdo pikë shitje apo faqe interneti ku shihni logot MasterCard / Visa si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Nuk është e nevojshme që ju të tërhiqni para për të paguar për blerjet apo shpenzimet tuaja kur mund të paguani direkt me kartë për to në çdo dyqan, agjenci, supermarket, bar restorant, karburant, hotel, etj. të pajisur me POS të BKT apo të çdo banke tjetër.

Karta e debitit BanKomaT është gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në Internet. BKT ofron shërbimin 3D Secure që karta juaj të jetë më e sigurtë për çdo transaksion të kryer online. Kartën BanKomaT mund ta përdorni për të terhequr lekë ose Euro nga të gjitha ATM-të e BKT-së, jo vetëm nga llogaria kryesore e lidhur me kartën por edhe nga 3 llogari të tjera në një nga monedhat LEK, EUR, USD, CHF dhe GBP.

Ju mund të kontrolloni gjendjen e llogarisë si dhe të verifikoni çdo transaksion të kryer nëpërmjet pasqyrës së gjendjes së llogarisë (statement), duke pasur një kontroll të plotë të shpenzimeve tuaja.

Avantazhet:

  • Printim falas;
  • Përdorim falas;
  • Praktike, e shpejtë, e lehtë në përdorim;
  • Paratë tuaja janë të sigurta dhe përdorimi komod;
  • Mundësi aksesimi në llogarinë tuaj 24 orë në ditë 7 ditë në javë;
  • Blerje në Internet me siguri të lartë – 3D Secure;
  • Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që mban logot e Maestro dhe Visa Electron.
  • Depozitimi LEK dhe Euro në ATM e BKT-së ku është logo Super BanKomaT.
  • Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj me logot e Maestro dhe Visa Electron.
  • Komision 0% për tërheqje cash nga ATM të BKT-së;
  • Komision 0 % për blerjet ne POS, brenda dhe jashtë vendit;
  • Komision 0 % për blerjet apo rezervimet në Internet;
  • Lidhje me 1 llogari kryesore + 3 llogari dytësore sipas dëshirës;
  • Mundësi tërheqjeje në ALL ose EUR në çdo ATM të BKT-së;
  • PIN-i i ndryshueshëm sipas dëshirës;
  • Kontrolloni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja dhe verifikoni çdo transaksion të kryer nëpërmjet pasqyrës së gjendjes së llogarisë;
  • Rimbushje celulari në çdo moment nga çdo ATM e BKT-së në Shqipëri.
  • Teknologjia Contactless ( mund të kryhen 5 veprime contactless në total, më pas nevojitet të përdoret karta duke vendosur PIN dhe në këtë mënyrë rifillon përdorimi contactless)

Përdorimi i kartës dhe Funksionet

Tërheqje Cash: Futeni kartën në ATM dhe më pas zgjidhni opsionin e gjuhës që dëshironi (Shqip ose Anglisht), formoni kodin PIN të kartës, zgjidhni opsionin për veprimin që ju dëshironi të kryeni (tërheqje parash, verifikim i gjendjes së llogarisë, ndryshim i kodit PIN, depozitim parash, etj). Për të realizuar transaksionin/et e dëshiruar/a thjesht ndiqni udhëzimet që ju shfaqen në ekranin e ATM-së.

Blerje në POS: Karta futet në terminal nga shitësi (arkëtari), i cili më pas plotëson shumën e pagesës. Veprimi duhet të konfirmohet nga ju duke futur PIN-in e kartës, për të vazhduar më tej me konfirmimin e bankës. Shitësi mund t’ju kërkojë edhe një dokument identifikimi për verifikim. Pasi transaksioni kryhet me sukses, shitësi duhet t’ju japë kopjen tuaj të mandatit. Dhe nëse karta përdoret me shirit magnetik, atëherë duhet të firmosni edhe kopjen e mandatit të tregtarit.

Blerje në Internet – 3D Secure Verified by Visa/MasterCard SecureCode: Pasi të konfirmoni blerjen në faqen e zgjedhur të internetit do të ndiqni udhëzimet për të plotëuar të dhënat e kartës dhe për të kryer porosinë.
Kartat BanKomaT janë të pajisura me teknologjinë më të fundit të mbajtjes së informacionit CHIP&PIN. Përveç kësaj, me qëllim rritjen e sigurisë për blerjet online, BanKomaT ka edhe funksionin 3D Secure që është një fjalëkalim shtesë i ndryshëm nga numri i kartës, PIN-i dhe numri CVV. Në blerjen e parë online në një nga faqet e internetit pjesëmarrëse, do t’ju kërkohet automatikisht të regjistroheni në shërbimin 3D Secure, krijoni Fjalëkamimin tuaj personal dhe përdorni atë në gjithë blerjet online në të ardhmen. Ky është një shërbim falas që siguron një nivel më shumë sigurie në të gjitha faqet e internetit pjesëmarrëse, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj në internet.

Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarët pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një dritare tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni regjistruar në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, fjalë-kalim me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar. Numri i telefonit të cilin keni regjistruar në bankë është shumë I rëndësishëmpasi FNP (Fjalë-kalimi me nje përdorim) do të dërgohet tek ky numër.

Për të kryer me sukses procesin e 3D Secure ju lutem ndiqni hapat e mëposhtme:  

  • Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
  • Zgjidh “Paguaj” dhe më pas do ju shfaqet dritarja e 3D Secure, në të cilën pasi të keni verifikuar numrin tuaj të telefonit, do ju kërkohet  të vendosni FNP.
  • Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, FNP, të cilin duhet ta vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
  • Transaksioni konfirmohet me sukses.

Rimbushje Celulari (Top-Up) Futeni kartën në ATM dhe më pas zgjidhni opsionin e gjuhës, formoni kodin PIN të kartës, zgjidhni opsionin “Rimbushje”. Pas kësaj zgjidhni llogarinë për kryerjen e rimbushjes. Zgjidhni operatorin, vendosni numrin e telefonit (MSISDN) dhe përzgjidhni shumën e rimbushjes. Përfundoni veprimin duke ndjekur udhëzimet që ju shfaqen në ekranin e ATM-së dhe mund të tërhiqni faturën me detajet e rimbushjes.

Veprimet me BanKomaT në ATM-të e BKT-së:

  • Tërheqje në LEK ose EUR falas
  • Verifikim dhe printim të gjendjes së llogarisë falas
  • Rimbushje celulari pa komision
  • Verifikim dhe printim të veprimeve të fundit të llogarisë falas
  • Ndryshim PIN-i sipas dëshirës dhe falas
  • Limit ditor për tërheqje deri në 75’000 Lekë
  • Numër transaksionesh pa limit
  • Depozitim parash deri në 950,000 Lekë

Veprimet në Degën “Internet”:

  • Verifikim i kartave dhe llogarive
  • Lidhje ose ndarje llogarie me kartën.