Lajmërime

NEW YORK, 16 mars 2026 – Global Finance shpalli çmimet e saj për të 33-in vit radhazi për bankat më të mira në botë për vitin 2026. BKT u vlerësua për herë të tetë me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2026”, duke u renditur mes institucioneve më të mira financiare në 23 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Çmimi “Banka më e mirë 2026” vlerëson institucionet që menaxhojnë më së miri asetet dhe detyrimet e tyre, duke investuar njëkohësisht në inovacion digjital dhe inteligjencë artificiale për të përmbushur nevojat në ndryshim të klientëve të tyre.

Joseph D. Giarraputo, themelues dhe drejtor editorial i Global Finance, në njoftimin për shtyp deklaroi:

“Sektori global bankar vazhdon të tregojë qëndrueshmëri pavarësisht paqëndrueshmërisë gjeopolitike, presionit rregullator dhe rritjes së konkurrencës nga fintech.”

Në procesin e përzgjedhjes janë marrë në konsideratë faktorë që varionin nga ata objektivë sasiorë deri te vlerësimet subjektive të informuara. Kriteret objektive përfshinin: rritjen e aseteve, përfitueshmërinë, shtrirjen gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimin e bizneseve të reja dhe inovacionin në produkte. Kriteret subjektive përfshinin opinionet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kreditit, konsulentëve bankarë dhe profesionistëve të tjerë të përfshirë në industri.

Të gjitha përzgjedhjet u bënë nga redaktorët e Global Finance pas konsultimeve të gjera me drejtues financiarë të korporatave, bankierë, konsulentë bankarë dhe analistë në mbarë botën.
Gjithashtu, bankat fituese paraqitën dokumenta për të mbështetur përzgjedhjen e tyre. Fituesit e këtij viti janë bankat që i kushtuan vëmendje të veçantë nevojave të klientëve të tyre në tregje të vështira dhe arritën rezultate të forta duke vendosur njëkohësisht bazat për suksesin e ardhshëm. 

Lajmet e tjera

Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2026”
NEW YORK, 16 mars 2026 – Global Finance shpalli çmimet e saj për të 33-in vit radhazi për bankat më të mira në botë për vitin 2026.
EMEA Finance vlerëson BKT për të katërmbëdhjetën herë "Banka më e Mirë Vendase në Shqipëri"
Tiranë, Shqipëri (10 Shkurt 2026) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar nga EMEA Finance si “Banka më e Mirë Vendase në Shqipëri” për vitin 2025, përgjatë Europe Banking Awards 2025.