Lajmërime

THE BANKER I JEP BKT ÇMIMIN "BANKA MË E MIRË E VITIT NË SHQIPËRI PËR 2019” PËR TË DHJETIN VIT RRESHT.

Tiranë, Shqipëri (28 Nëntor 2019) - Banka Kombëtare Tregtare (BKT) u zgjodh si "Banka e Vitit në Shqipëri për 2019" nga "The Banker" e cila është konsideruar si burimi kryesor bankar dhe financiar i botës, duke siguruar informacion mbi inteligjencën financiare globale që nga viti 1926. Mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve ku u vlerësuan standartet e industrisë të përsosmërisë bankare, u mbajt në Londër në 28 Nëntor 2019.

Gjatë fjalës së tij të pranimit të çmimit, z. Mehmet Usta, kryetar i bordit të BKT-së, u shpreh: "Të thuash se jam i kënaqur dhe i nderuar që e pranova këtë çmim në emër të BKT-së, për herë të dhjetë nga"The Banker”, është pak. Kur marrim një çmim të këtyre përmasave, na bën të reflektojmë mbi udhëtimin tonë të gjatë dhe arritjet tona. Së bashku, kemi kapërcyer çdo problem dhe sfidë që tani janë bërë pika reference për ne. Dëshiroj të falënderoj të gjithë aktorët e brendshëm dhe të jashtëm, të cilët janë direkt ose indirekt të përfshirë në krijimin dhe funksionimin e kompanisë sonë."

Z. Seyhan Pencablıgil, shtoi se: "Ky çmim është simboli i të gjitha përpjekjeve të bëra nga stafi i BKT-së dhe i të gjithë motivimit dhe besimit që ata tregojnë ndaj nesh. Pa ata ne nuk do të qëndronim këtu, duke mbajtur këtë trofe. BKT do të vazhdojë punën e nisur tashmë drejt rrugës së digjitalizimit dhe edukimit financiare duke synuar të bëhemi shembulli referues për klientët tanë drejt kanaleve bankare alternative. Duke shtuar këtë çmim në raftin tonë të vlerësimeve, të gjithë do të jemi më të motivuar për të bërë më të mirën. Kjo është referenca e përpjekjeve tona të së kaluarës dhe gjithashtu një faktor shtytës për përpjekjet tona në të ardhmen."

Çmimi "Banka më e mire në Shqipëri" nga "The Banker", është vlerësimi i katërt që BKT merr gjatë vitit 2019. "Global Finance", "Euromoney" dhe "EMEA Finance" së bashku me "The Banker" e kanë njohur BKT-në si "Banka më e mirë në Shqipëri ”, ndërsa“ JCR Eurasia ”riafirmoi vlerësimin me AAA (Alb) mbi një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar.

Themeluar në 1925 BKT është Banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të pasurisë prej 4.1 miliardë dollarë dhe depozita totale prej 3.2 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 92 degësh, nga të cilat 67 janë të vendosura në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim