Lajmërime

BKT DREJTOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT TË SHQIPËRISË NË FORUMIN PËR EVROPËN QENDRORE DHE LINDORE ORGANIZUAR NGA EUROMONEY

Vienë, Austri (15 janar 2020) – Më 14-15 Janar 2020 Konferenca e Euromoney, Forumi për Evropën Qendrore dhe Lindore u rikthye  këtë janar në Vienë në përvjetorin e 25-të të organizimit, duke bashkuar investitorë të niveleve më të larta, lider të korporatave, financierë e politik-bërës.

Banka Kombëtare Tregtare, sponsorizoi dhe organizoi për të katërtin vit në këtë forum, një tryezë të rrumbullakët të veçantë dedikuar Shqipërisë, e cila u drejtua nga Z. Seyhan Pencablıgil Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, me pjesëmarrjen e Ministres së Financave dhe Ekonomisë Z. Anila Denaj, Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Gent Sejko, dhe Kryetari i Bordit të Grupit Balfin Z. Samir Mane.

Z. Pencablıgil, gjatë fjalës së tij hapëse deklaroi se tema e këtij viti ka të bëjë me “Shqiptarët Drejt Ndërkombëtarizimit.” “Çdokush i lidh shqiptarët me idenë e të qenurit emigrantë në vendet e tjera, por gjatë këtij sesioni shpresojmë të theksojmë nevojën për të ndryshuar perceptimin tonë për ta: shqiptarët nuk janë thjesht duke jetuar në vendet e huaja si emigrantë por gjithashtu kanë asimiluar mirë në kulturën e re dhe janë bërë sipërmarrës e qytetarë të suksesshëm ndër vite."

Guvernatori Sejko theksoi se Shqipëria është në pararojë të "ndërkombëtarizimit" dhe ka shumë potencial për të shfrytëzuar: prandaj, shqiptarët brenda kufijve, si dhe diaspora shqiptare duhet të mbështesin për të arritur këtë sukses në të ardhmen. Për të siguruar një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme në terma afatgjatë, shtoi ai, Shqipëria duhet të forcojë më tej konkurrencën e saj dhe të zgjerojë tregjet përtej kufijve, duke përfshirë lëvizjen e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës. Zgjerimi jashtë vendit dhe integrimi në tregjet ndërkombëtare paraqet një sfidë, por në të njëjtën kohë edhe një mundësi për vendin tonë.

Kryetari i Bordit të Grupit BALFIN, Z. Samir Mane, ndau me panelin historinë e tij të suksesit. Z. Mane është një ndër të parët shqiptarë të cilët pasi janë zhvendosur në një vend të huaj si emigrantë, kanë filluar të investojnë jashtë vendit. Ndër vite ai është kthyer në një pjesëmarrës aktiv që ndikon në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit. Suksesi i tij me grupin BALFIN i ofron tregut shqiptar dhe rajonal një pikë referimi të fortë për t'u ndjekur.

Ministri Majko vijoi më tej duke shpjeguar rolin e remitancave në zhvillimin e sektorit publik dhe privat të vendit. Për këtë arsye, qeveria është e stimuluar në vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë me anëtarët e Diasporës, me krijimin e mekanizmave të tillë si themelimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës në Nëntor 2019, për të promovuar dhe mbështetur kapitalin investues të biznesmenëve të suksesshëm të Diasporës në Shqipëri.

Zj. Denaj, bëri një përmbledhje të shkurtër të ekonomisë së Shqipërisë në vitet e fundit. Ajo i prezantoi audiencës reformat që qeveria po ndërmerr me qëllim që të kontribuojë në rritjen e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera, dhe gjithashtu rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Këto reforma kanë qenë çelësi i qëndrueshmërisë në financat publike që prej vitit 2013.

 

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim